Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Në konferencën për media para kësaj ndeshje, Maran ka thënë se nga ajo që ka parë gjatë grumbullimit, futbollistët janë të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën në fushë.

Ai ka theksuar se skuadra duhet ta tregojë në lojë krenarinë dhe përgjegjësinë që sjell përfaqësimi i Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

“Ne duhet të jemi të aftë ta përcjellim në fushë këtë krenari, këtë mbështetje dhe këtë përkushtim, duke e bërë me shumë përgjegjësi, sepse përfaqësojmë diçka të rëndësishme dhe këtë e dimë shumë mirë”, ka deklaruar Maran.

Optimizëm para kësaj sfide ka shprehur edhe Ardian Ismajli, i cili ka thënë se Shqipëria është përgatitur shumë mirë dhe se synimi është përfundimi në vendin e parë në grup.

“E dimë rëndësinë. E kemi obligim për vendin e parë. Jemi ekip më kualitativ se të gjithë në grupin tonë, por duhet ta dëshmojmë në fushë”, ka thënë Ismajli.

Mbrojtësi shqiptar është ndalur edhe te ndeshja e parë kundër Finlandës, duke vlerësuar se Shqipëria kishte zhvilluar një nga paraqitjet më të mira të viteve të fundit, por kartoni i kuq kishte ndikuar në rrjedhën e takimit.

Ai ka theksuar se Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e parë dhe se fati i saj është në duart e veta.

“Gjithçka varet nga ne dhe shpresojmë që ta mbarojmë ashtu siç kemi filluar”, ka thënë Ismajli.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

7 vjet burgim për grabitjen e 115 eurove, Gjykata e Gjakovës shpall verdiktin

7 vjet burgim për grabitjen e 115 eurove, Gjykata e Gjakovës shpall verdiktin

Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë

Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë

Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave, 91% e infrastrukturës në gjendje të mirë ose të pranueshme

Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave, 91% e infrastrukturës në gjendje të mirë ose të pranueshme