Nesër gjashtë orë pa ujë lagjja Dardania në Prizren

Nesër gjashtë orë pa ujë lagjja Dardania në Prizren

Nesër gjashtë orë pa ujë lagjja Dardania në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se nesër, më 12 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen Dardania në Prizren.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të kompanisë, mungesa e ujit pritet të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.

Ndërprerja vjen për shkak të dyshimeve për një defekt në gypin e ujësjellësit me diametër Ø225 mm.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike do të dalin në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të identifikuar problemin, me qëllim të ndërmarrjes së masave të nevojshme për evitimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit me ujë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Lexo edhe

FSK: Një ushtar ka pësuar lëndime gjatë një trajnimi në poligon

FSK: Një ushtar ka pësuar lëndime gjatë një trajnimi në poligon

Provimi i jurisprudencës, Rexhepi: Shteti nuk është pronë e Qeverisë së Mickoskit, shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve

Provimi i jurisprudencës, Rexhepi: Shteti nuk është pronë e Qeverisë së Mickoskit, shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve

Argjentina zgjedh pasuesin e Messit, vetëm dy futbollistë në garë për fanellën legjendare me numrin 10

Argjentina zgjedh pasuesin e Messit, vetëm dy futbollistë në garë për fanellën legjendare me numrin 10