Maqedonia e Veriut me veturat më të vjetra në Ballkan, mosha mesatare arrin 19,4 vjet

Maqedonia e Veriut me veturat më të vjetra në Ballkan, mosha mesatare arrin 19,4 vjet

Maqedonia e Veriut me veturat më të vjetra në Ballkan, mosha mesatare arrin 19,4 vjet

Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në mesin e vendeve të rajonit të përfshira në analizën e “Al Jazeera Balkans”, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh.

Sponsor 3M Express

Edhe pse numri i automjeteve të regjistruara është pothuajse dyfishuar nga viti 2012 deri më 2024, mosha mesatare e tyre ka mbetur pothuajse e pandryshuar.

Në vitin 2024, në vend ishin regjistruar rreth 700 mijë automjete, krahasuar me afërsisht 350 mijë në vitin 2012. Kjo do të thotë se për çdo 1.000 banorë ka rreth 383 automjete të regjistruara.

Shqetësues është fakti se 87,9 për qind e automjeteve janë më të vjetra se shtatë vjet. Mosha mesatare e tyre është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila është 12,7 vjet.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka një moshë mesatare të automjeteve prej 18 vjetësh, Greqia 17,3 vjet dhe Mali i Zi 17,06 vjet. Në Kroaci, mesatarja është 14,63 vjet, ndërsa në Slloveni 11,2 vjet.

Një nga arsyet kryesore për këtë gjendje konsiderohet importi masiv i veturave të përdorura nga Evropa Perëndimore, veçanërisht nga Gjermania dhe Italia. Për shkak të fuqisë së kufizuar blerëse, shumë qytetarë në Ballkan e kanë të vështirë të përballojnë çmimet e automjeteve të reja.

Ndërkohë, disa vende të rajonit kanë vendosur kufizime për importin e automjeteve të vjetra, veçanërisht atyre me naftë. Në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi janë ndaluar disa kategori të automjeteve të vjetra me naftë, ndërsa Serbia vazhdon të lejojë importin edhe të veturave më të vjetra se 20 vjet.

Lexo edhe

Ronela Hajati zbulon pa dashje detaje që ngrenë dyshimet për një lidhje dashurie

Ronela Hajati zbulon pa dashje detaje që ngrenë dyshimet për një lidhje dashurie

Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë

Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë

Ronela Hajati zbulon pa dashje se është në një lidhje dashurie përgjatë emisionit me Luizin

Ronela Hajati zbulon pa dashje se është në një lidhje dashurie përgjatë emisionit me Luizin