Maqedonia e Veriut dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës nënshkruan Programin Kombëtar për Punë të Denjë 2026–2030

Maqedonia e Veriut dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës nënshkruan Programin Kombëtar për Punë të Denjë 2026–2030

Maqedonia e Veriut dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës nënshkruan Programin Kombëtar për Punë të Denjë 2026–2030

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizatat e punëdhënësve, sindikatat dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) sot nënshkruan Programin Kombëtar për Punë të Denjë për periudhën 2026–2030, duke konfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, vende pune cilësore dhe produktive, si dhe institucione më të fuqishme në tregun e punës.

Sponsor 3M Express

“Me nënshkrimin e Programit Kombëtar për Punë të Denjë 2026–2030, konfirmojmë përkushtimin tonë për krijimin e vendeve të punës më cilësore, më të paguara dhe më të sigurta. Prioritetet tona janë avancimi i të drejtave të punëtorëve, zhvillimi i aftësive në përputhje me nevojat e tregut të punës, përfshirja më e madhe e të rinjve dhe grave, si dhe zvogëlimi i ekonomisë joformale. Në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe partnerët socialë, vazhdojmë me reformat për kushte më të mira të punës dhe një ekonomi më të fuqishme. Suksesin e këtij programi do ta masim përmes përmirësimeve konkrete që do t’i ndiejnë punëtorët dhe kompanitë, sepse qëllimi ynë është që puna e denjë të bëhet realitet për çdo qytetar”, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

I hartuar përmes konsultimeve trepalëshe, Programi siguron një kornizë bashkëpunimi ndërmjet ONP-së dhe përfaqësuesve të saj trepalësh në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se ai është në përputhje me Kornizën e Bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (UNSDCF) 2026–2030, duke kontribuar në realizimin e prioritetit të saj strategjik për ekonomi të qëndrueshme dhe punë të denjë.

Programi gjithashtu ndërlidh reformat e tregut të punës me agjendën më të gjerë të vendit për zhvillim të qëndrueshëm dhe me objektivat e integrimit evropian.

“Përmes përkushtimit dhe angazhimit të përbashkët, mund të ndërtojmë një treg pune më gjithëpërfshirës, më produktiv dhe më rezistent. Duke punuar së bashku, mund të krijojmë vende pune cilësore, të forcojmë institucionet e tregut të punës, të mbështesim zhvillimin e ndërmarrjeve të qëndrueshme dhe të realizojmë parimet dhe të drejtat themelore në punë”, deklaroi Claire Harasty, drejtoreshë e ONP-së për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Bota e punës në Maqedoninë e Veriut po ndryshon. Megjithëse vendi shënon përparim të vazhdueshëm në zhvillimin socio-ekonomik, mungesa e fuqisë punëtore, ndryshimet demografike dhe emigrimi, mospërputhja ndërmjet ofertës dhe kërkesës për aftësi, pjesëmarrja e ulët e grave dhe të rinjve në tregun e punës, puna joformale dhe produktiviteti i kufizuar vazhdojnë të paraqesin sfida të rëndësishme.

Programi i ri Kombëtar për Punë të Denjë u përgjigjet këtyre sfidave dhe fokusohet në tri fusha prioritare: Krijimi i një mjedisi ekonomik mundësues, përmes harmonizimit të legjislacionit të punës dhe legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë, avancimit të dialogut social dhe negociatave kolektive, si dhe mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme produktive, konkurruese, inovative dhe të qëndrueshme.

Avancimi i arsimit profesional dhe zhvillimit të aftësive, përmes përmirësimit të sistemeve të arsimit profesional, trajnimit dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, me qëllim që ato t’u përgjigjen më mirë nevojave të tregut të punës.

Fuqizimi ekonomik i grave, përmes promovimit të mundësive të barabarta dhe eliminimit të pengesave për pjesëmarrje në tregun e punës, duke përfshirë përgjegjësitë e përkujdesjes ndaj personave të tjerë, hendekun gjinor në paga, si dhe dhunën dhe ngacmimin në vendin e punës.

Lexo edhe

Organizimi i eventeve me Plan B

Organizimi i eventeve me Plan B

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn