Maqedonci nga Brukseli: Kosova do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën

Maqedonci nga Brukseli: Kosova do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën

Maqedonci nga Brukseli: Kosova do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se Kosova, në bashkëpunim me EUCOM-in, ka trajnuar 146 pjesëtarë ukrainas në shtatë grupe dhe ka dërguar dy pako të mbështetjes ushtarake.

“Kosova po kontribuon konkretisht në këtë përpjekje të përbashkët: së bashku me EUCOM-in kemi trajnuar 146 pjesëtarë ukrainas në shtatë grupe, kemi dërguar dy pako të mbështetjes ushtarake dhe, për më shumë se dy vjet, pjesëtarë të FSK-së kanë kontribuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Maqedonci.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe paqes në Evropë.

Maqedonci ka njoftuar gjithashtu se para fillimit të takimit, në Përfaqësinë e Shqipërisë në NATO, është takuar me homologun e tij, ministrin Ermal Nufi.

“Diskutuam për bashkëpunimin tonë dhe e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar ai.

“Një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, ka përfunduar Maqedonci.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Qeveria mban mbledhje, miratohen disa marrëveshje e projektligje

Qeveria mban mbledhje, miratohen disa marrëveshje e projektligje