Man City “harron” të fitojë, ndalet nga Fulhami

Man City “harron” të fitojë, ndalet nga Fulhami

Man City “harron” të fitojë, ndalet nga Fulhami

Manchester City është ndalur me barazim 1-1 ndaj Fulhami në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.

Sponsor 3M Express

Ekipi i Enzo Marescas ka shkuar në katër ndeshje pa fitore, pasi është ndalur në shtëpi nga Fulhami, pas një serie prej tri humbjeve radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë pak më të mirë të vendasve, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 16-të me anë të Rodrigo Muniz, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Oscar Bobb duke dërguar ekipin e tij në pushim me epërsi, pasi goli i Erling Haaland (25’) u anulua për një faul.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e rrezikshme, duke krijuar dhe rrezikuar më shumë, por arritën të shënojnë vetëm një gol që nuk ishte i mjaftueshëm për t’u rikthyer fitorja.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 57-të me anë të Elliot Anderson për barazimin 1-1 dhe deri në fund portat mbeten të paprekura, duke bërë që ekipet të kënaqen në fund me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, City e sheh veten në pozitën e tretë me 22 pikë apo pesë më pak se Arsenali lider, ndërsa Fulhami renditet i 14-ti me 11 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, “Qytetarët” udhëtojnë drejt “Emirates” për derbin ndaj Arsenalit, ndërsa londinezët e presin Bournemouthin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Moment historik për Shqipërinë: Skitarja Colturi, e artë në Kampionatin Botëror

Moment historik për Shqipërinë: Skitarja Colturi, e artë në Kampionatin Botëror