Klubi i Basketbollit Trepça ka realizuar një fitore madhështore në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke mposhtur skuadrën kroate Split me rezultat dramatik 94:88, në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit A në FIBA Europe Cup.

Kampionia e Kosovës ka shkëlqyer në çastet më vendimtare të ndeshjes, duke përmbysur rezultatin përmes një angazhimi fantastik, ku protagonist absolut u bë basketbollisti Drilon Hajrizi me paraqitjen e tij brilante.
Me këtë triumf të rëndësishëm, “Xehetarët” regjistrojnë fitoren e katër krahas tri humbjeve, duke ngjitur kuotën e 11 pikëve në tabelë.
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kësaj faze, gara për pozitën e dytë që siguron kualifikimin tutje mbetet plotësisht e hapur, duke i lënë të gjitha opsionet të tavolinë për skuadrën mitrovicase.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





