Haradinaj: Pamjet e EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit janë poshtërim i shtetit të Kosovës (VIDEO)

Haradinaj: Pamjet e EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit janë poshtërim i shtetit të Kosovës (VIDEO)

Haradinaj: Pamjet e EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit janë poshtërim i shtetit të Kosovës (VIDEO)

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj i ka cilësuar si poshtëruese për shtetin e Kosovës pamjet e sotme nga vizita e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, opinionistja Haradinaj, ka hedhur kritika për praninë e pjesëtarëve të armatosur të EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit.

Sipas saj, Policia e Kosovës është dashur të ketë rol më të madh në këtë proces.

“Ato pamje të ushtarëve të EULEX-it, të cilët qëndronin para shtëpisë së Krasniqit, të armatosur deri në dhëmbë, ma kujtojnë kohën kur u arrestua Jakup Krasniqi. Ishte përdhosje e shtetit të Kosovës. Ata që e kanë votuar atëherë këtë Gjykatë, është dashur të kërkojnë protokolle se si duhet të kryhen arrestimet. Ne kemi shtet, kemi polici. Policia e Kosovës kujdesej për trafikun derisa ata lëviznin. Edhe sot, në vitin 2026, kjo është poshtërim i vendit nga EULEX-i. Në shtetet demokratike, shtëpitë e ish-krerëve të shtetit ruhen, jo ashtu siç ka ndodhur në vitin 2020”, deklaroi Haradinaj.

Ajo gjithashtu tha se kjo situatë është dashur të shërbejë si alarm për Qeverinë e Kosovës.

“Kjo është dashur të ishte alarm për Qeverinë e Kosovës, edhe pse unë kam pritshmëri të ulëta edhe nga grupi strategjik. Deri tani, është kot”, tha Haradinaj në “Rubikon”.

Lexo edhe

“Nëse i thoni jo Orbanit, s’mund t’i thoni po Vuçiqit” – Michael Martens thumbon ashpër EPP-në për lidhjet me regjimin e Serbisë

“Nëse i thoni jo Orbanit, s’mund t’i thoni po Vuçiqit” – Michael Martens thumbon ashpër EPP-në për lidhjet me regjimin e Serbisë

Vetëm në “baushtellë” apo edhe në biznese të tjera? Balidemaj tregon si po ndryshon profili i shqiptarëve në Gjermani

Vetëm në “baushtellë” apo edhe në biznese të tjera? Balidemaj tregon si po ndryshon profili i shqiptarëve në Gjermani

Zyra e Kryeministrit jep 57 mijë euro për vetura me qera

Zyra e Kryeministrit jep 57 mijë euro për vetura me qera