Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani kanë nisur përgatitjet për festat e fundvitit, duke sjellë atmosferën festive në shtëpinë e tyre që në muajin nëntor.

Çifti i njohur nga “Big Brother VIP Kosova 4”, i cili vetëm pak javë më parë kurorëzoi dashurinë me martesë, ka ndarë me ndjekësit momente të këndshme nga përditshmëria e tyre.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Aurora ka treguar se si ajo dhe Kushtrimi po merren së bashku me dekorimet e fundvitit, duke nisur me vendosjen e pemës festive.
Në pamjet e publikuara, dyshja shihet duke hapur kutitë me dekorime, ndërsa ambienti i shtëpisë tashmë është zbukuruar me elemente të Krishtlindjes. Oxhaku i ndezur dhe detajet festive i japin një atmosferë të ngrohtë ambientit.
Këto festa do të jenë veçanërisht të rëndësishme për çiftin, pasi do të jenë të parat që Aurora dhe Kushtrimi do t’i presin si bashkëshortë, pas dasmës së tyre.
Burimi: Insajderi





