Të dielën, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 hyri Valdrina, bashkëshortja e Valdetit.

Ajo qëndroi për 24 orë brenda shtëpisë, duke aktivizuar kështu edhe vetë banorin.
Për aq kohë sa zgjati, Valdeti tha se u dashurua edhe një herë në Valdrinën, duke i përshkruar momentet me të si të paharrueshme, transmeton Klankosova.tv.
“Ma keni kthy vitin 2012 edhe niher. Jam dashuru edhe niher, sikur për herë të parë”, u shpreh ai.
Banori po ashtu ka treguar se kjo është hera e parë që ai dhe Valdrina qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe pa kontakt për një kohë kaq të gjatë.
Ndiqni videon:





