LVV nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, procesi duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve

LVV nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, procesi duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve

LVV nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, procesi duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme të subjektit.

Sponsor 3M Express

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama, kryetarja e Kuvendit njëherësh drejtuese e Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, si dhe koordinatori i Rinisë për Vetëvendosje, Libron Kelmendi.

Sipas njoftimit të LVV në Facebook, vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të zgjedhjeve të brendshme, të shpallura më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.

LVV ka bërë të ditur se procesi duhet të përmbyllet brenda gjashtë muajve dhe tashmë ka hyrë në fazën e përgatitjeve intensive.

Në këtë kuadër, qendrat e partisë janë duke hartuar kalendarët zgjedhorë, duke përditësuar listat e anëtarësisë dhe duke ndërmarrë përgatitjet për organizimin e procesit.

Sipas Vetëvendosjes, zgjedhjet e brendshme synojnë ripërtëritjen e strukturave, përfshirjen e gjeneratave të reja dhe profesionistëve, si dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në jetën politike dhe organizative të partisë.

Procesi zgjedhor pritet të zhvillohet në lagje dhe fshatra të komunave të ndryshme të Kosovës./Telegrafi/

Lexo edhe

Gërvalla kritikon mungesën e kryetarëve në takimin kundër dhunës në familje

Gërvalla kritikon mungesën e kryetarëve në takimin kundër dhunës në familje

Një mosmarrëveshje e re mes BE-së dhe SHBA-së lidhur me “renditjen e hapave” në bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Një mosmarrëveshje e re mes BE-së dhe SHBA-së lidhur me “renditjen e hapave” në bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Nga kritikat në Londër te ëndrra për titull në Paris FC – Rosenior po sfidon PSG-në

Nga kritikat në Londër te ëndrra për titull në Paris FC – Rosenior po sfidon PSG-në