U arratis për plot 29 vjet, por i erdhi fundi në aeroport: 60-vjeçari nga Kosova dyshohet për përdhunim dhe detyrim seksual

Pas gati tri dekadash në arrati, autoritetet gjermane i kanë vënë prangat një 60-vjeçari nga Kosova, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Ai u kap në befasi në aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden, teksa po tentonte të udhëtonte drejt Tiranës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë Federale Gjermane në Offenburg, operacioni i arrestimit është realizuar më 20 nëntor 2026, gjatë kontrolleve rutinë kufitare për fluturimin me destinacion kryeqytetin shqiptar.

Si ra në pranga pas 29 vitesh?

I dyshuari prej 29 vitesh kishte arritur t’i shmangej drejtësisë gjermane, e cila kishte lëshuar një urdhër paraburgimi ndaj tij nën dyshimet e rënda për përdhunim dhe detyrim seksual.

Mirëpo, lëvizja e tij e fundit i kushtoi me liri. Përmes të dhënave të pasagjerëve të regjistruara gjatë rezervimit të biletës së fluturimit, sistemi i policisë e sinjalizoi praninë e tij, duke bërë që efektivët e Policisë Federale ta ndalojnë dhe ta arrestojnë menjëherë para nisjes së aeroplanit.

Dërgohet menjëherë në paraburgim

Një ditë pas ndalimit, 60-vjeçari kosovar është nxjerrë para gjyqtarit kompetent, i cili vendosi zbatimin e urdhrit të hershëm të paraburgimit.

Siç bëjnë të ditur autoritetet gjermane, i dyshuari do të mbahet prapa grilave deri në mbajtjen e seancës kryesore gjyqësore, ku do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të prej gati tri dekadash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Simbol i identitetit dhe krenarisë shqiptare: Smira do të bëhet me shtatoren e ‘Nuses Dardane’

Simbol i identitetit dhe krenarisë shqiptare: Smira do të bëhet me shtatoren e ‘Nuses Dardane’

Arlinda rrëqeth me rrëfimin, flet për orientimin e saj seksual (VIDEO)

Arlinda rrëqeth me rrëfimin, flet për orientimin e saj seksual (VIDEO)

Gërvalla kritikon mungesën e kryetarëve në takimin kundër dhunës në familje

Gërvalla kritikon mungesën e kryetarëve në takimin kundër dhunës në familje