LVV-ja denoncon kontratën 10-milionëshe për ndriçimin `Smart` në Prishtin

LVV-ja denoncon kontratën 10-milionëshe për ndriçimin `Smart` në Prishtin

LVV-ja denoncon kontratën 10-milionëshe për ndriçimin `Smart` në Prishtin

Shefi i grupit të kuvendarëve në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin Ilir Kërçeli, kanë bërë të ditur se denoncimi përmban gjetjet e tyre lidhur me dallimet në çmime mes dy kontratave për ndriçimin publik, të nënshkruara në korrik të vitit 2024 dhe prill të vitit 2025.

Sveçla ka deklaruar se dallimet e mëdha për pozicione dhe punë të njëjta kanë nxitur hetimin e tyre të kësaj kontrate.

Sponsor 3M Express

“Ne jemi të bindur se ka prova dhe fakte të mjaftueshme që bëhet fjalë për një kontratë abuzive, ku është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se të gjitha gjetjet e tyre tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, nga e cila presin zbardhjen e rastit.

Ndërkaq, deputeti Ilir Kërçeli ka paraqitur disa shembuj të rritjes së çmimeve në kontratën e dytë, duke pretenduar se për pozicione të njëjta çmimet janë rritur ndjeshëm brenda nëntë muajve.

“Në këtë kontratë ka diferenca të mëdha të çmimeve, në krahasim me kontratën e parë të para nëntë muajve, ka pozicione të cilat nga 90 euro pas nëntë muajve janë rritur në 300 euro, dhe pozicione të tjera nga 50 euro në 250 euro nga kontrata e re”, ka thënë Kërçeli.

Ai ka ngritur gjithashtu dyshime lidhur me realizimin dhe faturimin e punimeve, duke pretenduar se punimet në kryeqytet mund të jenë kryer nga një kompani, ndërsa faturimi i tyre t’i jetë bërë kompanisë që ka fituar kontratën e dytë, me vlerë prej 10 milionë eurosh.

“Në të gjitha shtyllat në kryeqytet, ju mund të shihni se aty janë stikersat e kompanisë e cila ka fituar në tenderin e parë, mirëpo është përlyer një kontratë tjetër me 10 milionë euro”, ka deklaruar Kërçeli.

LVV-ja ka kërkuar që Prokuroria Speciale t’i hetojë të dy kontratat dhe të verifikojë dallimet në çmime, realizimin e punimeve dhe përgjegjësinë e palëve të përfshira.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar materiale në Prokurori për “abuzim” me kontratën për ndriçimin publik, raporton Ekonomia Online.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, shkroi ai në Facebook.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës,

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore