Mesfushori ofensiv ka gjetur sërish rrugën drejt golit, këtë herë në barazimin 2:2 të Vaduzit në udhëtim ndaj Lausanne.
Dalipi realizoi në minutën e 78-të, duke barazuar rezultatin në 1:1 dhe duke e mbajtur skuadrën e tij në garë për një rezultat pozitiv.

20-vjeçari po dëshmon formë të jashtëzakonshme këtë edicion. Në 17 paraqitje në të gjitha garat, ai ka realizuar shtatë gola dhe ka regjistruar nëntë asistime.
Me paraqitjet dhe kontributin e tij në lojën e Vaduzit, Dalipi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen në futbollin zviceran, duke konfirmuar potencialin e tij për të ardhmen.
Burimi: RTKLive





