Lushaku paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për Raportin e BE-së

Lushaku paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për Raportin e BE-së

Lushaku paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për Raportin e BE-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku do të diskutohen gjetjet dhe rezultatet e Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Sponsor 3M Express

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Lushaku ka thënë se në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare janë diskutuar disa çështje me rëndësi për qytetarët, veçanërisht gjendja në shëndetësi dhe sektori i energjisë.

Ajo ka theksuar se gjendja në shëndetësi kërkon vëmendje të veçantë, në mënyrë që qytetarët të mos përballen me mungesë të shërbimeve shëndetësore dhe barnave esenciale.

Ndërkaq, sa i përket sektorit të energjisë, Lushaku ka bërë të ditur se është paraqitur një mocion përmes të cilit synohet të mbahet debat parlamentar dhe të kërkohet llogaridhënie për blerjen dhe menaxhimin e energjisë elektrike.

Lushaku ka folur edhe për Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, të publikuar javën e kaluar, të cilin e ka cilësuar si alarmant.

Sipas saj, në këtë raport janë evidentuar probleme dhe dështime të Qeverisë në disa fusha.

Ajo ka njoftuar se për këtë arsye është ndërmarrë një nismë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, ku deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë gjetjet dhe konstatimet e raportit.

Lushaku ka bërë të ditur se nënshkrimet për këtë kërkesë do të procedohen gjatë ditës së sotme, ndërsa ka thënë se janë mbledhur nënshkrime nga të gjitha partitë politike.

“Për këtë procedurë formale do t’i bëjmë sot nënshkrimet; kemi mbledhur nënshkrime nga të gjitha partitë politike dhe në këtë mënyrë po luajmë rolin tonë si opozitë për të kërkuar llogaridhënie për reformat që ka konstatuar edhe Raporti i Bashkimit Evropian, të cilat nuk janë fare në fokus dhe faktikisht kjo po e stagnon Kosovën në rrugëtimin e saj evropian”, ka thënë ajo.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Presidentja pret delegacionin e Rrjetit të Grave, diskutohet për parandalimin e dhunës ndaj grave

Presidentja pret delegacionin e Rrjetit të Grave, diskutohet për parandalimin e dhunës ndaj grave

​Tahiri për Asociacionin: Nuk do të befasohem nëse Qeveria lëviz në këtë temë

​Tahiri për Asociacionin: Nuk do të befasohem nëse Qeveria lëviz në këtë temë

Biden flet për betejën me kancerin: Disa ditë janë më të mira se të tjerat, sëmundja po më ngadalëson

Biden flet për betejën me kancerin: Disa ditë janë më të mira se të tjerat, sëmundja po më ngadalëson