Presidentja pret delegacionin e Rrjetit të Grave, diskutohet për parandalimin e dhunës ndaj grave

Presidentja pret delegacionin e Rrjetit të Grave, diskutohet për parandalimin e dhunës ndaj grave

Presidentja pret delegacionin e Rrjetit të Grave, diskutohet për parandalimin e dhunës ndaj grave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit.

Sponsor 3M Express

Përfaqësueset e RrGK-së e uruan Presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.

Në takim thuhet se u diskutua për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre.

“Përfaqësueset e RrGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, fuqizimin ekonomik, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e punës së RrGK-së dhe të organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave. Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar nevojën për veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e grave.” /Klankosova.tv

Lexo edhe

Gratë dhe të miturit në burgje do të mësojnë italisht

Gratë dhe të miturit në burgje do të mësojnë italisht

Kaosi me rezultate çon te ndarja: Ballkani ndan rrugët me trajnerin Sami Sermaxhaj

Kaosi me rezultate çon te ndarja: Ballkani ndan rrugët me trajnerin Sami Sermaxhaj

A mund të udhëtojmë në kohë? Fizikani thotë se vetëm një drejtim është i mundur

A mund të udhëtojmë në kohë? Fizikani thotë se vetëm një drejtim është i mundur