Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, është liruar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, pasi nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në dy ndeshjet e nëntorit kundër Izraelit dhe Irlandës.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar se qendërmbrojtësi është liruar sot nga grumbullimi, pas ekzaminimeve mjekësore.

Sipas FFK-së, pavarësisht dëshirës së madhe të futbollistit për të qenë në dispozicion të ekipit, gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson të ndihmojë Kosovën në dy përballjet e radhës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Lumbardhit i urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e gjelbër!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

I lani dhëmbët çdo ditë, por mund të jeni duke bërë gabime – dentisti zbulon çfarë duhet të ndryshoni

I lani dhëmbët çdo ditë, por mund të jeni duke bërë gabime – dentisti zbulon çfarë duhet të ndryshoni

Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve

Zbulohet identiteti i komedianit të famshëm të akuzuar për ngacmim seksual

Zbulohet identiteti i komedianit të famshëm të akuzuar për ngacmim seksual