Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

Portugalia do të mbyllë të mërkurën shkollat dhe shërbimet publike jo thelbësore, pasi stuhia Charles pritet të godasë disa pjesë të vendit me reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme.

Sponsor 3M Express

Ministri i Brendshëm i Portugalisë, Luis Neves, u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin zonat bregdetare dhe të punojnë nga shtëpia.

“Të gjithë ata që kanë mundësi duhet të qëndrojnë në shtëpi”, ka deklaruar Neves të martën, gjatë një konference për media.

Ai ka paralajmëruar se vendi po përballet me një situatë të vështirë, veçanërisht të mërkurën, kur pritet të shënohen kushtet më të rënda atmosferike.

“Është një periudhë e vështirë dhe sfiduese. Vendi do të vihet në provë, veçanërisht nesër, duke pasur parasysh skenarin e parashikuar”, citohet të ketë thënë ai për gazetarët, sipas medias portugeze Diario de Noticias.

Ministri ka bërë të ditur se gjendja e alarmit do të jetë në fuqi të mërkurën, nga ora 00:00 deri në 23:59.

Ndërkohë, tetë qarqe të Portugalisë, përfshirë kryeqytetin Lisbonë, janë vendosur në nivelin më të lartë të alarmit të kuq për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.

Stuhia Charles pritet të mbërrijë në Portugalinë kontinentale të mërkurën në mëngjes, pasi gjatë mbrëmjes së së martës të kalojë fillimisht mbi ishullin e Madeirës.

Rreziku nga përmbytjet mbetet gjithashtu i lartë. Një zyrtar i Agjencisë Portugeze të Mjedisit ka paralajmëruar se 101 komuna janë të rrezikuara nga përmbytjet, ndërsa kulmi i baticës pritet të regjistrohet të mërkurën, në orën 15:20 sipas kohës lokale.

Krahas stuhisë Charles, Portugalia kontinentale po vazhdon të jetë nën ndikimin e stuhisë Bruna, e cila ndodhet në veri të arkipelagut të Azoreve. Kjo stuhi ka sjellë reshje të dendura shiu dhe ka shkaktuar vështirësi në transport.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Presidentja Shiroka-Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës: Mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar në zhvillimin e Kosovës

Presidentja Shiroka-Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës: Mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar në zhvillimin e Kosovës

Shiroka Pula takon ambasadoren zvicerane, vlerëson mbështetjen e Zvicrës

Shiroka Pula takon ambasadoren zvicerane, vlerëson mbështetjen e Zvicrës

Bytyqi: Çmimet u rritën mbi 22%, qeveria ndryshoi tre struktura buxhetore brenda nëntë muajve

Bytyqi: Çmimet u rritën mbi 22%, qeveria ndryshoi tre struktura buxhetore brenda nëntë muajve