Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve

Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt pritet që gjatë javës së ardhshme të nisë intervistimin e dëshmitarëve, në kuadër të hetimit parlamentar për rrethanat dhe veprimet institucionale që i paraprinë vrasjes së saj.

Sponsor 3M Express

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka njoftuar se tashmë ka nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët që do të intervistohen.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka bërë të ditur se intervistimet do të nisin javën e ardhshme dhe do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Ramadani.

Komisioni është formuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, veçanërisht lidhur me mënyrën se si institucionet e drejtësisë dhe organet e tjera trajtuan raportimet dhe shqetësimet e mëparshme për sigurinë e saj. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Presidentja Shiroka-Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës: Mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar në zhvillimin e Kosovës

Presidentja Shiroka-Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës: Mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar në zhvillimin e Kosovës

Shiroka Pula takon ambasadoren zvicerane, vlerëson mbështetjen e Zvicrës

Shiroka Pula takon ambasadoren zvicerane, vlerëson mbështetjen e Zvicrës

Bytyqi: Çmimet u rritën mbi 22%, qeveria ndryshoi tre struktura buxhetore brenda nëntë muajve

Bytyqi: Çmimet u rritën mbi 22%, qeveria ndryshoi tre struktura buxhetore brenda nëntë muajve

Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve | Momenti