Liverpooli po planifikon përforcimin e qendrës së mbrojtjes dhe ka vënë në shënjestër dy futbollistë.

Murillon e Nottingham Forestit dhe Nico Schlotterbeckun e Borussia Dortmundit.
Drejtuesit e klubit anglez synojnë të sigurojnë një mbrojtës të nivelit të lartë, duke menduar edhe për pasardhësin e Virgil van Dijkut.
Schlotterbecku, 26-vjeçar, ka spikatur me paraqitjet e tij te Dortmundi, ndërsa Murillo, 24-vjeçar, është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Nottingham Forestit.
Sipas raportimeve në mediat britanike, të dy mbrojtësit janë në planet e Liverpoolit, që mund të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e njërit prej tyre./Klankosova.tv




