Nga punëtor i tokës në Gostivar, në këshilltar i milionerëve në Londër – Tony Selimi tregon historinë e tij në PodGo

Tony Selimi nga Gostivari, i cili punon si “Life coach” është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cili kemi folur për historinë e tij të suksesit, si dhe punën që ai bënë tani.

Sponsor 3M Express

Selimi tha se si i vogël në Gostivar e ka punuar tokën dhe është marrë me kafshë. Ndërsa sot punon me klientë të ndryshëm të pasur, të cilëve ua ndryshon jetën për të mirë. Ai e tregoi historinë e tij, se si ka përfunduar në Londër.

“Jam rritur në një familje shumë punëtore dhe prej i vogël e kam pasur shprehinë e punës. Që i vogël kam punuar tokën, kam ushqyer lopët, kam shitur qumësht dhe dhallë. Prej atëherë këtë shprehi e mora si identitet i asaj se kush je. Por, pa marrë parasysh këtyre rritesh në një familje ku konfliktet janë aty dhe të imponohen dëshirat e prindërve”.

“Kur dola nga Gostivari në moshën 14-vjeçare shkova në Shkup për të mësuar. Kam mësuar në gjuhën maqedonase dhe kam përjetuar shumë ngacmime pse jam shqiptar. Prej Shkupit shkova në Zagreb. Këtë periudhë nisi lufta dhe u rekrutova nga shërbimet e Jugosllavisë. Me aeroplanin e fundit, nëna me para hua bleu biletën dhe shkuam në Londër. Aty u përballëm me gjërat më elementare për jetesë”, tha Selimi.

E pyetëm se si është puna e tanishme e tij dhe na tha se punon me klientë të ndryshëm në botë të cilët kanë vështirësi të ndryshme.

“Një gjë që çdo njeri e tejkalon janë sfidat e përditshme dhe besimet negative që i ka çdo njeri. Njeriu sa më tepër të ngritet në pozitë të punës ose karrierë, me atë vijnë edhe rritja e detyrave, presionit, stresit dhe përgjegjësisë, si dhe pritshmëria nga njerëzit. Dhe shumica e njeriut nuk e kanë mjeshtëruar trurin për t’u marrë me gjithë këto. Kur je përgjegjës për shumë njerëz, kjo e rrit presionin. Vendimet e rëndësishme që janë të përditshme rrisin stresin dhe ankthin. Me klientët e mi punojmë që ata të mbushin bateritë e veta, e jo të tjerëve”, tha Selimi.

Për hapat e ardhshëm në karrierë, ai na tregoi se është duke e zhvilluar një Qendër botërore në Dubai.

“Jam duke zhvilluar një Qendër botërore në Dubai për gjithësinë, për AI, për financat e gjithësisë. Punoj me klientë privat, kontribuoj në shëndetësi. Është duke u xhiruar një film nga Japonia, te i cili jam pjesë edhe unë dhe do të publikohet në vitin 2027. Filmi quhet Inspired dhe aty shihet se si punoj me një klient dhe si ia ndryshoj jetën. Kam tetë libra që janë “best sellers””, tha Selimi./Telegrafi/

Lexo edhe

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin për zgjedhjen e Agron Bajraktarit rektor të Universitetit të Ferizajt

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin për zgjedhjen e Agron Bajraktarit rektor të Universitetit të Ferizajt

Sipas Gjykatës, 27-vjeçari e kishte kanosur të fejuarën, mbajti paraburgim, u la në liri për t’iu bërë trajtimi psikiatrik

Sipas Gjykatës, 27-vjeçari e kishte kanosur të fejuarën, mbajti paraburgim, u la në liri për t’iu bërë trajtimi psikiatrik

Nga punëtor i tokës në Gostivar, në këshilltar i milionerëve në Londër – Tony Selimi tregon historinë e tij në PodGo | Momenti