LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

Detaje të rëndësishme rreth armëve të përdorura në përleshjen e armatosur mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa” janë diskutuar gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Krimeve të rënda me kryetaren e trupit gjykues Gjyqtaren Fatime Dermaku.

Sponsor 3M Express

Gjatë dëshmisë së ekspertit të balistikës u bë e ditur se për ekzaminim janë përdorur pesë armë zjarri, ndërsa dyshimet janë se në përleshjen e 1 shtatorit 2024 janë përdorur gjithsej 14 armë.

Në vendin e ngjarjes ishin gjetur 85 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Sipas të dhënave të prezantuara në seancë, dy nga armët kanë qenë të gjata, ndërsa të tjerat pistoleta.

Një nga momentet e seancës ishte edhe pyetja që iu parashtrua ekspertit se, nëse një armë është e mbushur me nëntë plumba dhe prej saj janë shkrepur 24 plumba, sa herë është dashur të rimbushet ajo.

Pasi eksperti u përgjigj se nuk e dinte, gjyqtarja Fatime Dermaku ia tërhoqi vërejtjen.

“Mos na ve në lajthitje, rasti është i komplikuar”, i tha ajo ekspertit, duke theksuar rëndësinë e sqarimit të kësaj çështjeje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngjarja kishte ndodhur më 1 shtator 2024, rreth orës 22:04, në lokalin “From”, në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash të Prishtinës, ku dy grupet ishin përfshirë në një shkëmbim zjarri. Si pasojë, mbeti i vrarë Premtim Gashi, ndërsa disa persona të tjerë u plagosën.

Aktakuza ishte ngritur më 12 shkurt 2026 ndaj nëntë personave: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci, Erd Marevci dhe Vesel Bunjaku.
Prokuroria i ngarkon të akuzuarit me vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasjen e rëndë, vrasjen e rëndë në tentativë, armëmbajtjen pa leje dhe manipulimin me prova.

Sipas aktakuzës, grupi i njohur si “Capat” dyshohet se ishte pajisur me armë të gjata, përfshirë AK-47, dhe pesë armë të shkurtra, ndërsa akuzohen se kishin përdorur tri vetura me targa të vjedhura për t’u afruar drejt lokalit.

Në anën tjetër, Salih Sekiraqa dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë grup ngarkohen me vrasjen e Premtim Gashit dhe tentimvrasjen e personave të tjerë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Vesel Bunjaku akuzohet edhe për fshehjen e armëve dhe manipulimin me prova.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin për zgjedhjen e Agron Bajraktarit rektor të Universitetit të Ferizajt

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin për zgjedhjen e Agron Bajraktarit rektor të Universitetit të Ferizajt

Sipas Gjykatës, 27-vjeçari e kishte kanosur të fejuarën, mbajti paraburgim, u la në liri për t’iu bërë trajtimi psikiatrik

Sipas Gjykatës, 27-vjeçari e kishte kanosur të fejuarën, mbajti paraburgim, u la në liri për t’iu bërë trajtimi psikiatrik