Lindrit Kamberi pjesë e Kosovës, ftohet nga Franco Foda për ndeshjet e nëntorit

Lindrit Kamberi pjesë e Kosovës, ftohet nga Franco Foda për ndeshjet e nëntorit

Lindrit Kamberi pjesë e Kosovës, ftohet nga Franco Foda për ndeshjet e nëntorit

Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kosovës, me përzgjedhësin Franco Foda që e ka ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, kështu ka mësuar Telegrafi nga burimet e afërta.

Sponsor 3M Express

Kamberi që luan në pozitën e qendërmbrojtësit, si dhe të mbrojtësit së krahut të djathtë, ka shkëlqyer këtë edicion me Zurichun, për të qenë një nga lojtarët më të dalluar.

Foda e njeh mirë Kamberin shkaku që dikur e ka pasur lojtar te Zurichu, ndërsa javën që lamë pas ia bëri të qartë se është pjesë e planeve të tij, me ftesën zyrtare që tashmë ka mbërritur te klubi zviceran.

Kësisoj, 27-vjeçari bëhet lojtari i dytë i Zurichut që kalon nga Zvicra te Kosova (pas Bledian Krasniqit) dhe do ta ketë rastin për ta dëshmuar vetën në mungesën e Albian Hajdarit të lënduar.

Më i dalluari te Zurichu

Për dallim nga viti i kaluar që Zurichu luftoi deri në fund për të mbijetuar në elitë, këtë edicion skuadra zvicerane ka shfaqur krejtësisht nivel tjetër.

Në 11 paraqitje, Zurichu ka arkëtuar plot 17 pikë, për t’u renditur e katërta në elitën zvicerane, ndërsa ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe vetëm katër humbje.

Kamberi në secilën paraqitje këtë edicion ka pasur një notë mbi mesataren (pra, mbi 7.0), duke shkëlqyer me 8.2 ndaj Thun (fitore 4-2) ose edhe në humbjen 2-4 nga Young Boys, ku u vlerësua me 8.5 nga SofaScore.

Durimi shpërblehet me ftesë

Ftesa për lojtarin është padiskutim shumë e merituar, me Kamberin që faktikisht po e pret thirrjen e Kosovës që disa vite.

Ai disa herë publikisht ka deklaruar se do t’i përgjigjej pozitivisht ftesës së “Dardanëve”.

“Kosovën e shohim si mundësi. Secili lojtar shqiptar nga Kosova e ka për synim, diçka që mundet me qenë ëndërr”.

“Po pres ftesën, kam durim. Futbolli është kështu, punë dhe durim. Gjërat funksionojnë në këtë mënyrë”, kishte deklaruar kapiteni i Zurichut në tetorin e vitit 2025 për Telegrafin.

Ndërkohë, Kosova i zhvillon dy ndeshje zyrtare në muajin nëntor. Fillimisht, me Izraelin në shtëpi më 11 nëntor, kurse tre ditë udhëton për në Dublin, ku ka punë me Irlandën.

Përndryshe, Kosova ka pesë pikë në Ligën B, aq sa ka Irlanda, prandaj për ta siguruar pozitën e dytë nevojiten së paku katër pik, gjithnjë nëse irlandezët nuk pësojnë dy disfata./Telegrafi/

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit