Ligji për Specialen: Siç shkoi, kthehet në Kuvend pa ndryshime (VIDEO)

Ligji për Specialen: Siç shkoi, kthehet në Kuvend pa ndryshime (VIDEO)

Ligji për Specialen: Siç shkoi, kthehet në Kuvend pa ndryshime (VIDEO)

Për tekstin u morën vesh e për procedurën nuk u pajtuan.

Sponsor 3M Express

Ndaj Ligji për Dhomat e Specializuara, pa ndryshime u soll në Komisionin për Legjislacion, pas kthimit nga presidentja, Justina Shiroka-Pula.

Nga Vetëvendosje thonë se për ta, më e mira do ishte të bëhej komplet një iniciativë e re ligjore.

Megjithatë, pati dakordim që në seancë të shkojë i njëjti version, e për plotësimet që u paralajmëruan shpejt, u kërkua të mos ketë vonesa.

Nga Partia Demokratike kërkuan ta fusin këtë në rend dite menjëherë, duke u arsyetuar pse kishin kërkuar vet kthimin e ligjit nga shefja e shtetit.

Për ta vendosur në trajtim në seancën e së enjtes pati dakordim, por që të hyjë në votim me prioritet as s’u lejua diskutim.

Megjithatë, kjo pikë bashkë me disa tjera u shtynë për të premten, për shkak të vonesave të deputetëve për t’u kthyer në seancë pas pauzës.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Lexo edhe

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

Furnizimi me rrymë: Dimër i vështirë pa kapacitete të reja (VIDEO)

Furnizimi me rrymë: Dimër i vështirë pa kapacitete të reja (VIDEO)

Hoxhaj në forum: Kosova, model i shtetndërtimit me mbështetje amerikane dhe evropiane

Hoxhaj në forum: Kosova, model i shtetndërtimit me mbështetje amerikane dhe evropiane