Lideri i demokratëve në Senat tallet me humbjen e republikanëve

Lideri i demokratëve në Senat tallet me humbjen e republikanëve

Lideri i demokratëve në Senat tallet me humbjen e republikanëve

Udhëheqësi i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer, ka festuar fitoren në zgjedhjet për Kongres me një fotografi nga një skarë, në të cilën hamburgerët dhe salsiçet kishin fytyrat e presidentit amerikan Donald Trumpit, zëvendëspresidentit JD Vance dhe republikanëve që humbën në zgjedhje.

Sponsor 3M Express

Vance paraqitet me kokë të rruar dhe faqe të fryra, në një version që prej kohësh është bërë meme e njohur në internet.

“54 vende dhe vazhdojmë të numërojmë. Gjithashtu, mësova të përdor skarën… Këta hamburgerë dhe salsiçe janë pjekur plotësisht”, shkroi Schumer.

Ai pritet të rikthehet në pozitën e udhëheqësit të shumicës në Senat nga janari.

Sipas votave të numëruara deri më tani, demokratët kanë siguruar të paktën 54 vende në Senat, ndërsa rezultatet në Alaskë dhe Misisipi ende nuk janë përfundimtare.

Republikanët kanë humbur edhe Dhomën e Përfaqësuesve. Ndër senatorët që nuk arritën të sigurojnë mandat janë Susan Collins nga Maine, Roger Marshall nga Kansas dhe Jon Husted nga Ohio.

Publikimi i Schumerit ishte edhe një kundërpërgjigje ndaj një fotografie të publikuar në qershor të vitit 2024, e cila ishte bërë objekt talljeje.

Atëherë, për Ditën e Baballarëve, Schumer kishte publikuar një fotografi duke vendosur një fetë djathi mbi një hamburger krejtësisht të papjekur. Ai kishte shkruar se familja e tij kishte jetuar gjithë jetën në banesë, por vajza e tij kishte blerë një shtëpi me oborr dhe se për herë të parë po organizonin një pjekje në skarë.

Fotografia shkaktoi reagime dhe tallje të shumta, veçanërisht nga konservatorët, ndërsa Schumer e fshiu atë pak më vonë.

Republikanët e shfrytëzuan fotografinë në fushatën e tyre një vit më pas, duke publikuar një video me titullin “Ne dimë të pjekim siç duhet” dhe duke shitur mbajtëse për kanaçe me mbishkrimin “Pjek ashtu siç votoj”. /Telegrafi/

Lexo edhe

RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë

RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë

“Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh

“Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin