LEX | U dënua me 2 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës në KEK, por Apeli ia kthen dënimin në kusht Ymer Dragushës – edhe Prokuroria Speciale kërkoi dënim më të butë

Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ndryshuar dënimin Ymer Dragushës, i cili ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim efektiv për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sponsor 3M Express

Sipas aktgjykimit që ka siguruar Gazeta Sinjali, Apeli ka vendosur që dënimi prej dy vjetësh burgim të jetë me kusht, që nënkupton se ai nuk do ta vuajë dënimin nëse nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës dyvjeçare të verifikimit.

Vendimi është marrë më 29 shtator 2026, nga kolegji i përbërë prej gjyqtarëve Ferit Osmani, kryetar, Avni Mehmeti dhe Albina Shabani-Rama, anëtarë.

Ajo që bie në sy është se kundër dënimit me burgim efektiv kishte paraqitur ankesë edhe vetë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në favor të të akuzuarit.

Dragusha, i cili kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Zyrës së Prokurimit, ishte shpallur fajtor për katër vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me veprimet e ndërmarra gjatë viteve 2021–2023.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27 korrik 2026, e kishte dënuar atë me dy vjet burgim efektiv, ndonëse ndërmjet tij dhe Prokurorisë Speciale ekzistonte marrëveshje për pranimin e fajësisë, në kuadër të së cilës ishte rekomanduar dënimi me kusht.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale kishte kërkuar që aktgjykimi të ndryshohej dhe Dragushës t’i shqiptohej dënimi me kusht, ose që çështja të kthehej në rivendosje.

Dragusha kishte pranuar të bashkëpunonte me Prokurorinë në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues në procedurën penale ndaj dy të akuzuarve të tjerë.

Sipas arsyetimit të Apelit, gjykata e shkallës së parë kishte bërë shkelje gjatë përcaktimit të dënimit, pasi kishte miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, por më pas kishte shqiptuar burgim efektiv, pa dhënë arsyetim të mjaftueshëm për një vendim të tillë.

Apeli ka konstatuar gjithashtu se katër veprimet për të cilat Dragusha ishte shpallur fajtor duhej të trajtoheshin juridikisht si një vepër penale e kryer në vazhdimësi dhe jo si katër vepra të ndara.

Përfundimisht, Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin në pjesën e cilësimit juridik dhe dënimit, duke e lënë të pandryshuar pjesën tjetër të vendimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump shqyrton mundësinë e një sulmi të ri ndaj Iranit, merr informacione nga ushtria amerikane

Trump shqyrton mundësinë e një sulmi të ri ndaj Iranit, merr informacione nga ushtria amerikane

Kushtetuesja konstaton shkelje të së drejtës në rastin e një kontesti me AKP-në

Kushtetuesja konstaton shkelje të së drejtës në rastin e një kontesti me AKP-në

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave