LEX | Nga premtimet për subvencione te akuzat për mashtrim dhe skema piramidale – sot në gjykatë Valmir Hajrullahu dhe të tjerët

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës në gjykimin ndaj Valmir Hajrullahut, Freskim Buqajt dhe Saranda Dobrunës, të cilët po akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, si dhe mashtrim.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës, tre të akuzuarit ngarkohen se kishin themeluar organizatën joqeveritare Qendra për Avokim dhe Diplomaci (QAD), përmes së cilës dyshohet se kishin mashtruar fermerë, duke u premtuar atyre përfitimin e granteve dhe subvencioneve.

Prokuroria pretendon se fermerët ishin bindur të paguanin shuma të ndryshme parash, me premtimin se do të përfitonin nga këto mbështetje financiare. Këto veprime, sipas aktakuzës, përbëjnë veprën penale të mashtrimit.

Përveç kësaj, tre të akuzuarit ngarkohen edhe për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Këto akuza përbëjnë pjesë të veçanta të përgjegjësisë penale që Prokuroria pretendon se duhet t’u atribuohet të akuzuarve.

Në seancën e kaluar, në këtë proces ishte dëgjuar dëshmitari Egzon Agushi, i cili kishte deklaruar se ndihej i mashtruar dhe i dëmtuar.

“Të mashtruar e të dëmtuar”, kishte deklaruar Agushi para gjykatës.

Gjykimi po zhvillohet në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa seanca e sotme është pjesë e procedurës për shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Asgjëson  21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

Asgjëson 21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

Shkrirja e akullit polar përshpejtohet, shkencëtarët paralajmërojnë pasoja afatgjata për Tokën

Shkrirja e akullit polar përshpejtohet, shkencëtarët paralajmërojnë pasoja afatgjata për Tokën

Ishte pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit i nis negociatat me Barcelonën

Ishte pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit i nis negociatat me Barcelonën