LEX | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, Gjykata cakton një muaj paraburgim në rastin “Rikthimi”

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit Special, ka caktuar të enjten, më 5 nëntor, masën e paraburgimit prej një muaji në rastin “Rikthimi”, ku u sekuestruan mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht më 4 nëntor për operacionin dhe publikoi emrat e pesë të arrestuarve. Të dyshuar në këtë rast janë Skender Sale, Faton Sopa, Ali Cezoroglu, Agron Elezi dhe Veton Sopa.

Vendimi u mor pas seancës dëgjimore në Pallatin e Drejtësisë. Gjatë seancës, jashtë objektit kishte masa të shtuara sigurie.

Operacioni “Rikthimi” u zhvillua më 3 nëntor në rajonet e Ferizajt dhe të Prishtinës. Aksioni u krye nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe me mbështetjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Gjatë aksionit u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan 37 kilogramë e 332 gramë të substancës së dyshuar, të ndarë në 62 paketime. Vlera e saj në treg vlerësohet në rreth 550 mijë euro.

Hetuesit dyshojnë se ngarkesa ishte nisur nga Irani dhe kishte mbërritur në Kosovë e fshehur mes mallrave komerciale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Program kulturor dhe aktivitete rinore në Bogdani Polis për NOËL 2026

Program kulturor dhe aktivitete rinore në Bogdani Polis për NOËL 2026

Nesër bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, shkak kushtet higjienike

Nesër bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, shkak kushtet higjienike

Ekskluzive | Artan Fejza është Drejtori i Prokurimit të Policisë për të cilin IPK rekomandoi suspendimin

Ekskluzive | Artan Fejza është Drejtori i Prokurimit të Policisë për të cilin IPK rekomandoi suspendimin