LEX | Gjykim apo paragjykim? Krejt çka ndodhi në seancën e sotme të rastit “Capat dhe Sekiraqët”

LEX | Gjykim apo paragjykim? Krejt çka ndodhi në seancën e sotme të rastit “Capat dhe Sekiraqët”

LEX | Gjykim apo paragjykim? Krejt çka ndodhi në seancën e sotme të rastit “Capat dhe Sekiraqët”

Në seancën e 5 nëntorit për rastin “Capat dhe Sekiraqët” u shfaq videoincizimi i përleshjes ku mbeti i vrarë Premtim Gashi. Në pamjet e shfaqura në sallë shihet se Robert Llumnica plagoset gjatë përleshjes. Incizimi tregon edhe momentin kur Llumnica qëllon Gashin në kokë nga një largësi prej rreth një metri.

Sponsor 3M Express

Gjyqtarja Fatime Dërmaku urdhëroi që incizimet të mos publikohen në media. Pala e dëmtuar kishte kërkuar që mediat të mos publikonin pamjet ku shihet Premtim Gashi.

Sekiraqa për veturën e blinduar dhe djalin 12-vjeçar

Duke komentuar videoincizimin, i akuzuari Salih Sekiraqa i kërkoi gjyqtares të shihte se ku e kishte parkuar veturën e blinduar. Ai tha se vetura ishte rreth dhjetë metra larg dhe pyeti pse nuk do ta kishte lënë më afër, ose pse nuk do ta kishte futur brenda djalin e tij 12-vjeçar, nëse do ta dinte paraprakisht se do të sulmohej.

Sekiraqa pretendoi se ndaj tyre ishte shtënë me kallashnikovë dhe armë të tjera. Ai mohoi se e kishin sulmuar dikë dhe tha se nuk kishin mundur të mbroheshin. Duke folur për Llumnicën, tha se ai mund të ishte strehuar pas veturës së blinduar po ta dinte se ku ndodhej.

“Edhe mos t’ish Roberti, neve na kishin vra krejt”, tha Sekiraqa.

Ai pretendoi gjithashtu se ishte sulmuar te shtëpia e tij rreth tre muaj para përleshjes dhe akuzoi prokurorin se kishte fshehur informacione nga dosja.

“Në emër të popullit” – Sekiraqa kërkon që publiku ta shohë incizimin

Sekiraqa kërkoi që pamjet e viktimës të mos shfaqen, por që publiku ta shohë pjesën ku, sipas tij, ai dhe të tjerët u sulmuan. Ai tha se, qoftë kur lirohet, qoftë kur dënohet, në vendim shkruhet “në emër të popullit”, ndaj kërkoi që edhe publiku ta shohë se si ndodhi ngjarja.

Gjyqtarja kritikoi prokurorin teksa ai citonte Korab Gashin

Gjatë prezantimit të provave materiale, Dërmaku e kritikoi prokurorin Bashkim Zeqaj kur ai citoi një deklaratë të Korab Gashit nga përgjimet. Sipas prokurorit, Gashi përmend një lëndim të rëndë dhe thotë “Mu nuk mujnë me ma mvesh edhe për Salihun”.

Dërmaku i kërkoi Zeqajt të saktësonte se kë pretendon Prokuroria se e ka vrarë Salih Sekiraqa dhe çfarë veprimi i atribuohet secilit të akuzuar.

Prokuroria propozoi administrimin e 89 provave

Zeqaj iu referua një raporti analitik prej 520 faqesh që përmbledh provat dhe veçoi fotografinë nr. 53, ku, sipas tij, shihet arma e përdorur në ngjarje. Ai tha se detajet do të trajtoheshin gjatë shqyrtimit të videoincizimit.

Në sallë u përmend edhe njoftimi nga Burgu i Dyzit

Dërmaku i bëri me dije Robert Llumnicës se gjykata kishte marrë njoftim zyrtar nga Burgu i Dyzit për telashe mes tij dhe Dukagjin Lekajt, i njohur si “Duka” në rastin “Bon Vivant”.

Seanca u zhvillua nën masa të shtuara sigurie.

Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për Inspektoratin e Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore

Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për Inspektoratin e Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore

Gjashtë persona humbin jetën nga një zjarr në një ndërtesë në New York

Gjashtë persona humbin jetën nga një zjarr në një ndërtesë në New York

BIG TALK nis këtë të shtunë në Klan Kosova, zbulohen risitë e këtij sezoni (VIDEO)

BIG TALK nis këtë të shtunë në Klan Kosova, zbulohen risitë e këtij sezoni (VIDEO)