LEX | Gjykatave iu deshën mbi 23 vjet për ta zgjidhur kontestin – Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e Avni Matoshit

Gjykatave iu deshën më shumë se 23 vjet për të përfunduar një kontest pronësor. Gjykata Kushtetuese konstatoi se kjo vonesë ia shkeli Avni Matoshit të drejtën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.

Sponsor 3M Express

Në aktgjykimin e 30 shtatorit 2026, të publikuar më 6 nëntor, Kushtetuesja vlerësoi se kontesti nuk ishte aq i ndërlikuar sa ta justifikonte një procedurë mbi dy dekada. Sipas Gjykatës, Matoshi nuk kontribuoi në vonesa dhe vetëm ndoqi hapat proceduralë për të kërkuar njohjen e pronësisë.

Kontesti nisi nga një kontratë prej 400 mijë markash gjermane

Çështja lidhej me një kontratë shitblerjeje të 1 gushtit 2000, me të cilën Mustafë Matoshi, babai i Avni Matoshit, kishte kontraktuar blerjen e paluajtshmërive për 400 mijë marka gjermane. Nga kjo shumë, ai kishte paguar 200 mijë marka. Mustafë Matoshi paditi për t’iu njohur pronësia dhe për ta marrë pronën në posedim. Pas vdekjes së tij, procedurën e vazhdoi i biri.

Pas disa rigjykimeve, Gjykata Themelore ia njohu Avni Matoshit të drejtën e pronësisë. Më 7 nëntor 2023, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin dhe e refuzoi kërkesëpadinë. Më 18 korrik 2024, Gjykata Supreme e refuzoi si të pabazuar revizionin e Matoshit.

Shkelja u konstatua për vonesën e procedurës

Supremja kishte arsyetuar se kontrata nuk mund të shërbente si bazë për fitimin e pronësisë, pasi nuk ishte lidhur në formën e kërkuar me ligj, nuk ishte përmbushur plotësisht dhe blerësi nuk kishte hyrë në posedim të pronës.

Kushtetuesja vlerësoi se gjykatat i kishin arsyetuar mjaftueshëm vendimet e tyre dhe se Matoshi nuk kishte dëshmuar se gëzonte një të drejtë pronësore të mbrojtur me Kushtetutë. Shkeljen e konstatoi për kohëzgjatjen e procedurës, sipas nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E kapi për krahu dhe e shtyu disa herë, një muaj paraburgim për 40-vjeçarin që sulmoi gjyqtaren në Viti

E kapi për krahu dhe e shtyu disa herë, një muaj paraburgim për 40-vjeçarin që sulmoi gjyqtaren në Viti

Mickoski për Raportin e KE-së: Kemi përparim të konsiderueshëm, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

Mickoski për Raportin e KE-së: Kemi përparim të konsiderueshëm, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

John Lydon: Nuk besoj te keqardhja … për veten time

John Lydon: Nuk besoj te keqardhja … për veten time