LEX | Gjykata shpall fajtor 4 të akuzuarit në rastin e trafikimit me njerëz në Prishtinë, rasti i Fabiana Vega, Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj marrin nga 5 vjet burgim për grabitje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj katër të akuzuarve në rastin që përfshin akuza për krim të organizuar, trafikim me njerëz dhe vepra të tjera penale.

Sponsor 3M Express

Elton Lecaj është dënuar me 5 vjet burgim, ndërsa Fabiana Anais Cobos Vega dhe Batuhan Beyoglu janë dënuar me nga 2 vjet e 6 muaj burgim. Liridon Jashanica është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Vega dhe Beyoglu akuzoheshin për krim të organizuar në lidhje me trafikimin me njerëz. Beyoglu ngarkohej gjithashtu me një akuzë për shitblerje të narkotikëve. Lecaj dhe Jashanica akuzoheshin për grabitje dhe për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Siç ka raportuar më herët Gazeta Sinjali, Prokuroria pretendonte se Vega kishte rol drejtues në një grup që rekrutonte vajza nga Amerika Latine dhe i sillte në Kosovë për shfrytëzim seksual. Sipas aktakuzës, të dëmtuarat udhëtonin përmes Tiranës drejt Prishtinës, ku strehoheshin në banesa.

Shënim: Personat e apostrofuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

KE: Kënga nacionaliste serbe nuk pasqyron qëndrimin tonë për Kosovën

KE: Kënga nacionaliste serbe nuk pasqyron qëndrimin tonë për Kosovën

19 të dënuar certifikohen në Smrekonicë, përfundojnë trajnimet në IT dhe automekanikë

19 të dënuar certifikohen në Smrekonicë, përfundojnë trajnimet në IT dhe automekanikë

Pse Kosova nuk arriti ta mposhtë Izraelin? Flasin Gjonbalaj dhe Zogiani

Pse Kosova nuk arriti ta mposhtë Izraelin? Flasin Gjonbalaj dhe Zogiani