Një dokumentar i ri i BBC-së ka zbuluar dëshmi për mënyrën se si Jeffrey Epstein dyshohet se përdorte agjenci modelingu dhe ndërmjetës për të rekrutuar vajza të reja, të cilat më pas bëheshin viktima të abuzimit seksual.

Në dokumentarin The Model Trap: Exposing Jeffrey Epstein’s Network, disa gra rrëfejnë se si u mashtruan me premtime për karrierë ndërkombëtare në modeling.
– YouTube www.youtube.com
Njëra prej tyre, e identifikuar me pseudonimin Simona, pretendon se Epstein e përdhunoi rreth 200 herë gjatë dy viteve që e njihte.
“Ishim aty për t’i shërbyer Epsteinit. Ishim skllave që edhe përdhunoheshim”, rrëfeu ajo.
Sipas BBC-së, dokumentet tregojnë se Epstein kishte financuar agjencinë MC2 Model Management me një milion dollarë në vitin 2005, ndërsa një ndërmjetës kishte kryer afro 100 udhëtime në 21 vende për të kërkuar modele.
Një tjetër viktimë, Roza Gilles nga Uzbekistani, tregoi se ishte vetëm 18 vjeçe kur u dërgua në shtëpinë e Epsteinit në Florida, ku pretendon se u abuzua seksualisht për tri vite.
Dëshmitë përshkruajnë një sistem ku gratë kontrolloheshin përmes varësisë financiare, strehimit dhe statusit të emigracionit, ndërsa disa detyroheshin të sillnin viktima të tjera.
Avokatja Sigrid McCawley, e cila përfaqëson mbi 100 viktima, e cilësoi këtë një operacion shumë të sofistikuar.
Personat e përmendur në dokumentar si bashkëpunëtorë të mundshëm kanë mohuar se kishin dijeni për abuzimet ose se i kishin lehtësuar ato.
Epstein vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjykimin për trafikim seksual. /Telegrafi/





