Pse Kosova nuk arriti ta mposhtë Izraelin? Flasin Gjonbalaj dhe Zogiani

Pse Kosova nuk arriti ta mposhtë Izraelin? Flasin Gjonbalaj dhe Zogiani

Pse Kosova nuk arriti ta mposhtë Izraelin? Flasin Gjonbalaj dhe Zogiani

Gjonbalaj ka vlerësuar se Kosova pati disa probleme në organizimin e lojës, duke theksuar se përzgjedhja taktike dhe vendosja e futbollistëve nuk funksionuan në nivelin e duhur.

Sipas tij, skuadra u mbështet shumë në individualitetin e Edon Zhegrovës, ndërsa në fazën përfundimtare të sulmeve mungoi konkretizimi.

Sponsor 3M Express

“Kishte disa lëshime në aspektin taktik dhe një disbalancë në strukturën e ekipit. Loja u orientua shumë në drejtim të Zhegrovës, ndërsa në zonën e tretë mungoi konkretizimi. Mendoj se Kosova do të duhej të kishte një mesfushor më shumë, për të kontrolluar më mirë lojën dhe për të sulmuar në mënyrë më të organizuar”, ka thënë Gjonbalaj.

Ai ka shtuar se Vedat Muriqi nuk u shfrytëzua siç duhet, pasi munguan depërtimet dhe harkimet e nevojshme nga krahët.

Ndërkohë, Visar Zogiani e ka cilësuar Izraelin si kundërshtar të papërshtatshëm për Kosovën, duke theksuar se, pavarësisht paraqitjeve jo bindëse, izraelitët kanë ditur të marrin rezultatet që u kanë nevojitur.

“Izraeli është kundërshtar i papërshtatshëm. Në dy ndeshjet ndaj nesh ka qenë më i dobët, por ka arritur të marrë pikët që i ka kërkuar. Kosova ka pasur vështirësi për ta konkretizuar lojën dhe për të shënuar”, ka deklaruar Zogiani.

Ai është ndalur edhe te kushtet atmosferike, duke thënë se fusha e rrëshqitshme ndikoi në zhvillimin e disa aksioneve të Kosovës.

Zogiani ka komentuar gjithashtu edhe përjashtimin e Hoxhës me karton të kuq, duke vlerësuar se vendimi ishte i pamerituar.

Kosova dhe Izraeli u ndanë në barazim pa gola, 0:0,ndeshje e luajtur të shtunën në ‘Fadil Vokrri’.

Kosova nesër luan në udhëtim te Irlanda, në ndeshjen e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja jonë kërkon të paktën një pikë të siguruar pozitën e dytë në Grupin B.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

OBSH: Rezistenca ndaj antibiotikëve kërcënon të shkaktojë 39 milionë vdekje në 25 vjet

OBSH: Rezistenca ndaj antibiotikëve kërcënon të shkaktojë 39 milionë vdekje në 25 vjet

Fundi i një epoke, Lukaku i jep lamtumirën Belgjikës

Fundi i një epoke, Lukaku i jep lamtumirën Belgjikës

Ambasadori Hargreaves takohet me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut

Ambasadori Hargreaves takohet me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut