Letra me kërcënim për bombë alarmoi avionin Manchester-Rinas, policia kërkon personin që shkroi mesazhin

Një kërcënim për bombë në një avion që po fluturonte nga Manchesteri drejt aeroportit të Rinasit ka aktivizuar Policinë Kufitare dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit, menaxheri i aeroportit (ODM) ka njoftuar autoritetet se në tualetin e mjetit fluturues ishte gjetur një letër e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë organizuar zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve nga avioni.

Më pas, është kryer kontroll i detajuar i avionit, pasagjerëve dhe bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve të specializuar për zbulimin e lëndëve eksplozive.

Pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga zyrtarët policorë e më pas përmes skanerëve të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kishin lidhje me letrën kërcënuese.

Gjatë kontrollit të avionit nuk është gjetur asnjë send shpërthyes.

Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka shkruar mesazhin kërcënues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Anjeza ka një mesazh për të dashurin: Të pëlqefsha kështu …

Anjeza ka një mesazh për të dashurin: Të pëlqefsha kështu …

Anjeza për lidhjen jashtë BBVK-së: Mos i pëlqefsha, ka tjera! (VIDEO)

Anjeza për lidhjen jashtë BBVK-së: Mos i pëlqefsha, ka tjera! (VIDEO)

Sinani për debatin Fatlum–Anjeza: Përballje e dy mentaliteteve të ndryshme (VIDEO)

Sinani për debatin Fatlum–Anjeza: Përballje e dy mentaliteteve të ndryshme (VIDEO)