Melania Trump në premierën e saj në Nju Jork: Një fustan klasik, por aspak i zakonshëm

Melania Trump në premierën e saj në Nju Jork: Një fustan klasik, por aspak i zakonshëm

Melania Trump në premierën e saj në Nju Jork: Një fustan klasik, por aspak i zakonshëm

profimediaprofimediaPa Donald Trumpin në krah, zonja e parë amerikane zgjodhi një kombinim që dëshmon se eleganca nuk kërkon gjithmonë veshje të komplikuara. Detajet e vogla i dhanë krejt tjetër karakter paraqitjes së saj

Sponsor 3M Express

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, u shfaq të enjten në mbrëmje, më 19 nëntor, në Lincoln Center të Nju Jorkut, në premierën botërore të serialit dokumentar me dy pjesë, Melania, The Series, të realizuar për platformën Amazon Prime Video.

56-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante, duke zgjedhur të vishej tërësisht në të zeza.

Melania Trump parakaloi në tapetin e kuq pa bashkëshortin e saj, Donald Trump, por dukej në humor të mirë dhe vazhdimisht e buzëqeshur. Këtë herë, ajo zgjodhi një kombinim të thjeshtë, por të sofistikuar, duke iu rikthyer pjesëve klasike që rrallë dalin nga moda.

Ish-modelja me prejardhje sllovene kishte zgjedhur një fustan të zi prej dantelle, me gjatësi midi, nga Dolce & Gabbana, i cili ndiqte linjat e trupit dhe theksonte siluetën e saj elegante.

Veshjen e kishte plotësuar me një xhaketë të zezë prej kadifeje, të hedhur lirshëm mbi supe, me prerje të frymëzuar nga smokingët klasikë për burra, si dhe me këpucë elegante me taka.

profimedia

Edhe pse kombinimi ishte njëngjyrësh, ndërthurja e materialeve dhe e përmasave krijonte një efekt vizual interesant.

Dantella delikate dhe kadifeja, së bashku me kontrastin ndërmjet fustanit të ngushtë dhe xhaketës më voluminoze, i dhanë veshjes dinamizëm, pa ia zbehur elegancën klasike.

Dekolteja e theksuar, por e matur, si dhe flokët e gjatë, të stiluar me onde të buta, plotësuan paraqitjen e zonjës së parë.

Melania dëshmoi edhe një herë se një kombinim tërësisht i zi mund të jetë njëkohësisht klasik, modern dhe tërheqës, kur vëmendja u kushtohet materialeve, prerjeve dhe detajeve.

Ndërkohë, Melania, The Series është vazhdim i filmit dokumentar Melania, i cili u shfaq në kinema në fillim të vitit 2026.

Seriali me dy episode u publikua në Amazon Prime Video të premten, më 20 nëntor, në më shumë se 240 vende dhe territore.


profimediaprofimedia

/Telegrafi/

Lexo edhe

Anjeza ka një mesazh për të dashurin: Të pëlqefsha kështu …

Anjeza ka një mesazh për të dashurin: Të pëlqefsha kështu …

Anjeza për lidhjen jashtë BBVK-së: Mos i pëlqefsha, ka tjera! (VIDEO)

Anjeza për lidhjen jashtë BBVK-së: Mos i pëlqefsha, ka tjera! (VIDEO)

Sinani për debatin Fatlum–Anjeza: Përballje e dy mentaliteteve të ndryshme (VIDEO)

Sinani për debatin Fatlum–Anjeza: Përballje e dy mentaliteteve të ndryshme (VIDEO)

Melania Trump në premierën e saj në Nju Jork: Një fustan klasik, por aspak i zakonshëm | Momenti