LDK-ja merr katër drejtori në Shtime, Kastriot Shabani emërohet drejtor i Arsimit

LDK-ja merr katër drejtori në Shtime, Kastriot Shabani emërohet drejtor i Arsimit

LDK-ja merr katër drejtori në Shtime, Kastriot Shabani emërohet drejtor i Arsimit

Pas zyrtarizimit të koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Shtimes, kryetari i LDK-së në këtë komunë, Kastriot Shabani, ka bërë të ditur se cilat drejtori do t’i udhëheqë partia e tij.

Sponsor 3M Express

Shabani ka njoftuar se ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit të Arsimit, ndërsa ka prezantuar edhe emrat e personave që do të udhëheqin tri drejtoritë e tjera që i janë ndarë LDK-së.

Sipas njoftimit të tij, Kadri Emini do të jetë drejtor i Bujqësisë, Rrezartë Ramadani drejtoreshë e Inovacionit, ndërsa Donika Zeqiri drejtoreshë e Administratës.

“Drejtori i Arsimit”, ka shkruar Shabani, duke bërë të ditur se tashmë kanë zgjedhur edhe përfaqësuesit e tjerë të partisë në pozitat komunale.

Në kuadër të marrëveshjes, LDK-ja ka siguruar edhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal, ndërsa Shefqet Krasniqi është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Shtimes.

Shabani ka falënderuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bashkëpunimin gjatë një viti, duke vlerësuar korrektësinë dhe kontributin e saj gjatë kësaj periudhe.

“Na priftë e mbara të gjithëve! Punë të mbarë, bashkëpunim dhe shumë suksese në përgjegjësitë e reja, në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar ai.

LDK-ja dhe LVV-ja e kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për qeverisjen e Shtimes, pas së cilës LDK-së i janë ndarë katër drejtori komunale dhe pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal. /Telegrafi/

Lexo edhe

Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

Komuna e Shtimes nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga erërat e fuqishme

Komuna e Shtimes nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga erërat e fuqishme

Ambasada Amerikane mirëpret angazhimin për hidrocentralin e Skavicës: Do ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji

Ambasada Amerikane mirëpret angazhimin për hidrocentralin e Skavicës: Do ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji