Lara Colturi triumfon në Gurgl, histori për Shqipërinë

Lara Colturi triumfon në Gurgl, histori për Shqipërinë

Lara Colturi triumfon në Gurgl, histori për Shqipërinë

Lara Colturi ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, pasi ka fituar për herë të parë një garë të Kupës së Botës në skijimin alpin, duke triumfuar në disiplinën e slalomit në Gurgl të Austrisë.

Skitarkja që përfaqëson Shqipërinë realizoi një paraqitje të shkëlqyer në garën e së shtunës, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit dhe duke i siguruar Shqipërisë një sukses historik në arenën ndërkombëtare të skijimit.

Sponsor 3M Express

Vetëm gjashtë ditë pas festimit të ditëlindjes së saj të 20-të, Colturi arriti të kurorëzonte me fitore paraqitjet e saj të deritanishme në Kupën e Botës, ku më parë kishte regjistruar nëntë vende të dyta dhe të treta.

Pas lëshimit të parë, skiatorja shqiptare ishte në pozitën e dytë, por në lëshimin final arriti të përmirësonte paraqitjen dhe të siguronte vendin e parë me një garë të jashtëzakonshme.

Vendin e dytë e zuri suedezja Sara Hector, e cila përfundoi 27 të qindtat e sekondës pas Colturit, ndërsa podiumi u plotësua nga bashkëkombësja e saj, Anna Swenn Larsson, me 30 të qindtat vonesë.

Pas triumfit historik, Colturi nuk e fshehu emocionin, duke e cilësuar këtë sukses si një moment të jashtëzakonshëm për të dhe për zhvillimin e skijimit në Shqipëri.

“Është e çmendur. Skijimi alpin po bëhet gjithnjë e më i njohur në Shqipëri dhe jam shumë mirënjohëse. Kjo është diçka jashtëzakonisht e madhe”, deklaroi Colturi pas garës.

E lindur dhe e rritur në Itali, Lara Colturi është vajza e ish-kampiones olimpike në disiplinën Super-G, Daniela Ceccarelli. Pavarësisht prejardhjes së saj italiane, ajo ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në garat ndërkombëtare të skijimit.

Sezoni aktual kishte nisur mjaft mirë për skiatoren shqiptare, e cila paraprakisht kishte arritur të zinte vendin e dytë në garat e Söldenit dhe Levit.

Megjithatë, triumfi në Gurgl përfaqëson një kapitull të ri në karrierën e saj dhe në historinë e sportit shqiptar. Me këtë fitore, Lara Colturi jo vetëm që realizoi ëndrrën për triumfin e parë në Kupën e Botës, por vendosi edhe Shqipërinë në mesin e fituesve të garave më të rëndësishme të skijimit alpin në nivel botëror.

Një fitore që shënon historinë dhe një sukses që pritet të rrisë edhe më shumë interesimin për skijimin në Shqipëri.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shefi i inteligjencës turke takohet me delegacionin e Hamasit për armëpushimin në Gaza

Shefi i inteligjencës turke takohet me delegacionin e Hamasit për armëpushimin në Gaza

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

“Jam në …”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

“Jam në …”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës