Protesta kundër qeverisë në Tiranë, qytetarët paralajmërojnë një 28 Nëntor të madh protestash

Protesta kundër qeverisë në Tiranë, qytetarët paralajmërojnë një 28 Nëntor të madh protestash

Protesta kundër qeverisë në Tiranë, qytetarët paralajmërojnë një 28 Nëntor të madh protestash

Studentë dhe qytetarë kanë protestuar sërish sot në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës së vjetër politike dhe krijimin e kushteve më të mira për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri.

Sponsor 3M Express

Protesta nisi rreth orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ku situata u tensionua mes protestuesve dhe forcave të policisë. Pranë institucionit u dislokuan forca të shumta policore dhe autobotë me ujë, ndërsa autoritetet nuk lejuan bllokimin e qarkullimit në rrugën e Durrësit.

Tensione pati edhe në rrugën “Myslym Shyri”, ku një grup protestuesish u vuri flakën kontejnerëve të mbeturinave dhe u përball me kordonin policor.

Gjatë protestës, qytetarët ritheksuan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke e cilësuar dorëheqjen e kryeministrit Rama si të panegociueshme.

Protestuesit kanë refuzuar më herët thirrjet e Ramës për dialog. Nga ana tjetër, kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me studentët, por jo me ata që përdorin dhunën.

Pas qëndrimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit në drejtim të Kryeministrisë, ku bënë thirrje për mobilizim masiv më 28 Nëntor, ditë kur është paralajmëruar një protestë kombëtare.

Marshimi vijoi drejt sheshit “Skënderbej”, ku protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe më pas shpallën përfundimin e tubimit.

Megjithatë, organizatorët paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë, ndërsa 28 Nëntori shihet si data e mobilizimit të madh qytetar kundër qeverisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shefi i inteligjencës turke takohet me delegacionin e Hamasit për armëpushimin në Gaza

Shefi i inteligjencës turke takohet me delegacionin e Hamasit për armëpushimin në Gaza

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

“Jam në …”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

“Jam në …”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës