Lara Colturi ka potencialin për t’u kthyer në një nga emrat më të mëdhenj të skijimit

Lara Colturi ka potencialin për t’u kthyer në një nga emrat më të mëdhenj të skijimit

Lara Colturi ka potencialin për t’u kthyer në një nga emrat më të mëdhenj të skijimit

Lara Colturi po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme në karrierën e saj. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë arriti fitoren e parë në Kupën e Botës, duke e vendosur vendin kuq e zi në mesin e fituesve të garave më prestigjioze të skijimit alpin.

Sponsor 3M Express

Vetëm një javë pasi festoi ditëlindjen e saj të 20-të, Colturi shkëlqeu në Gurgl të Austrisë, ku përveç triumfit regjistroi edhe një tjetër sukses të rëndësishëm: mori kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

“Tri gara, tri podiume, fitorja ime e parë dhe fanella e kuqe e lideres së klasifikimit të përgjithshëm. Jam e mbushur me emocione, është e mrekullueshme”, deklaroi ajo pas garës.

Gëzimi ishte i madh, por edhe lodhja pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme. Colturi tregoi se mezi kishte energji, pasi duhej të përgatitej për udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku e presin garat e radhës.

“Është një ëndërr e bërë realitet, por kam ende ëndrra të tjera të mëdha. Nuk dua t’i përmend ende, sepse nuk dua ta prish punën”, u shpreh skiatorja shqiptare.

20-vjeçarja që po mahnit botën, Lara Colturi i sjell Shqipërisë medaljen e artë në skijim alpin telegrafi.com

Nga Italia te flamuri shqiptar

Pas këtij triumfi qëndron një projekt i ndërtuar me kujdes ndër vite. Në moshën 15-vjeçare, Colturi vendosi të mos vazhdonte më me Italinë, pasi federata italiane nuk i garantonte rrugën që ajo synonte drejt pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Nën flamurin e Shqipërisë, ku nëna e saj, Daniela Ceccarelli, ish-kampione olimpike, mori rol të rëndësishëm në projektin sportiv, Colturi gjeti mundësinë për të zhvilluar karrierën sipas planeve të saj.

Rruga nuk ishte e lehtë. Në Kampionatin Botëror të vitit 2023, ajo pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar, por arriti të rikthehej dhe të ndërtonte gradualisht një emër në skijimin ndërkombëtar.

Para fitores në Gurgl, Colturi kishte regjistruar nëntë podiume në Kupën e Botës. Triumfi i fundit erdhi në startin e saj të 80-të në këtë garë, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë.

Një projekt që po jep rezultate

Suksesi i Colturit nuk është i rastësishëm. Ajo punon me një ekip privat ku bëjnë pjesë prindërit e saj, të dy trajnerë, si dhe specialistë me përvojë në skijimin elitar.

Një rol të rëndësishëm në përgatitjen fizike të saj ka pasur edhe Martin Hager, ish-trajneri fizik i Alexis Pinturault, me të cilin Colturi nisi bashkëpunimin pasi u vendos në Salzburg.

Rainer Salzgeber, drejtor sportiv i kompanisë Head, e vlerësoi lart talentin e saj, duke theksuar se teknikisht është një skiatore e jashtëzakonshme. Ai parashikoi edhe suksese të tjera në të ardhmen.

Ndërkohë, Robert Trenkwalder i Red Bullit ishte një prej njerëzve të parë që besoi në projektin e saj, kur Colturi ishte vetëm 13 vjeçe.

Synimet e radhës në Shtetet e Bashkuara

Pas triumfit në Austri, Colturi do të ketë mundësinë të dëshmojë se fitorja e parë nuk ishte një rastësi.

Ajo do të garojë në Killington të Shteteve të Bashkuara, ku në program janë slalomi gjigant më 28 nëntor dhe slalomi një ditë më vonë.

Me tri gara, tri podiume dhe një fitore në fillim të sezonit, skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka dhënë sinjale të qarta se mund të jetë njëra prej protagonisteve kryesore të këtij edicioni të Kupës së Botës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Promovohet “Libri i Lirisë”

Promovohet “Libri i Lirisë”

Grand Theft Auto 6 thyen rekordet – kishte një debutim marramendës prej 3,79 miliardë dollarësh

Grand Theft Auto 6 thyen rekordet – kishte një debutim marramendës prej 3,79 miliardë dollarësh

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!