Lajm i madh nga Bayerni: Kompany rikthehet në stol ndaj Kolnit

Lajm i madh nga Bayerni: Kompany rikthehet në stol ndaj Kolnit

Lajm i madh nga Bayerni: Kompany rikthehet në stol ndaj Kolnit

Vincent Kompany do të rikthehet zyrtarisht në bankinën e Bayern Munichut të premten mbrëma, në përballjen ndaj Kolnit në kuadër të Bundesligës, pasi ka tejkaluar problemet shëndetësore që e detyruan të qëndronte larg skuadrës në fund të tetorit.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen, i cili ka bërë të ditur se trajneri belg është shëruar plotësisht nga meningjiti, ndërsa tashmë i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull.

I pyetur nga gazeta gjermane Abendzeitung nëse Kompany do të jetë në vijën e fushës për ndeshjen e xhiros së dhjetë, që zhvillohet në “Allianz Arena”, Dreesen ka konfirmuar rikthimin e tij.

“Po. Vincenti është në disponim shumë të mirë dhe sot më përshëndeti. Meningjiti është shëruar. Ai tashmë i është nënshtruar edhe operacionit në shpatull”, ka deklaruar Dreesen.

Bayern Munich kishte njoftuar më herët se 40-vjeçari do të ishte i pranishëm edhe në konferencën për media para ndeshjes, të enjten, ku do t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Kështu, Kompany do të jetë sërish në drejtimin e skuadrës në përballjen ndaj Kolnit, duke u rikthyer në bankinë pas periudhës së mungesës për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Lajm i madh nga Bayerni: Kompany rikthehet në stol ndaj Kolnit | Momenti