Laboratori i ish-drejtorit të Infektives gjobitet, inspektorët gjetën analiza pa licencë, staf të padeklaruar dhe materiale të skaduara

Laboratori i ish-drejtorit të Infektives gjobitet, inspektorët gjetën analiza pa licencë, staf të padeklaruar dhe materiale të skaduara

Laboratori i ish-drejtorit të Infektives gjobitet, inspektorët gjetën analiza pa licencë, staf të padeklaruar dhe materiale të skaduara

Një laborator privat në Prishtinë është gjobitur pas një kontrolli të Inspektoratit Shëndetësor. Inspektorët kanë gjetur analiza për sëmundje ngjitëse që kryheshin pa licencë, punonjës të padeklaruar dhe materiale laboratorike me afat të skaduar.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për laboratorin “Infeksioni”, në lagjen Ulpiana, i themeluar nga Arben Vishaj, ish-drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës, të datës 24 shkurt 2026, përmes të cilit ky institucion privat është ndëshkuar me 2 mijë euro gjobë.

Analiza për HIV, hepatit dhe sifiliz pa licencë

Sipas vendimit, gjatë kontrollit në laboratorin që ndodhet në rrugën “Mark Dizdari”, inspektorët kanë konstatuar se aty kryheshin shërbime të mikrobiologjisë dhe analiza për sëmundje ngjitëse, pa miratimin përkatës nga Departamenti për Licencim dhe Akreditim (DLA) në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në regjistrin e pacientëve janë evidentuar shërbime për HIV/AIDS, hepatit B dhe sifiliz, të cilat, sipas Inspektoratit, nuk ishin të licencuara.

“Gjithashtu u pa edhe regjistri i pacientëve me shërbimet e sëmundjeve ngjitëse si HIV/AIDS (i refuzuar në sistemin DLA), HBsAg (Hepatiti) dhe sifilizi, shërbime të palicencuara/palajmëruara në DLA/MSh”, thuhet në vendim.

Inspektorët kanë gjetur edhe rezultate të analizave mikrobiologjike të lëshuara nga specialistja Mejreme Esler, e cila, sipas dokumentit, nuk figuronte e deklaruar në DLA.

Personeli i licencuar mungonte në laborator

Gjatë kontrollit, laboratori ishte i hapur dhe ofronte shërbime për pacientët. Por, sipas Inspektoratit, asnjëri nga punonjësit profesionalë të deklaruar dhe të licencuar nuk ndodhej në vendin e punës.

Shërbimet po ofroheshin nga laborantja Agnesa Deliu, e cila nuk figuronte e lajmëruar në sistemin e DLA-së.

“Në momentin e inspektimit, institucioni ishte i hapur dhe shërbimet ofroheshin nga znj. Agnesa Deliu – Laborant Mjekësor që nuk ishte e lajmëruar në DLA”, thuhet në dokument.

Materiale të skaduara dhe mungesë e kontratës për mbeturinat mjekësore

Parregullsitë e evidentuara nga inspektorët përfshinin edhe materialet e përdorura në laborator.

Gjatë kontrollit janë gjetur pllaka të terreneve ushqyese, përfshirë gjak dashi me afat të skaduar, si dhe materiale të tjera laboratorike.

Përveç kësaj, laboratori nuk kishte kontratë për asgjësimin e mbeturinave mjekësore. Inspektorët kanë evidentuar edhe probleme me higjienën dhe kushtet e përgjithshme të objektit.

“Nuk posedon kontratë për asgjësimin e mbeturinave mjekësore. Higjiena e institucionit nuk ishte e këndshme. Kushtet e përgjithshme nuk janë sipas UA 02/25”, thuhet në vendimin që e posedon Insajderi.

Për këto shkelje, Inspektorati Shëndetësor ka shqiptuar gjobë prej 2 mijë eurosh. Vendimi parashihte mundësinë e pagesës së vetëm 50 për qind të gjobës nëse ajo paguhej brenda 15 ditësh.

Insajderi ka kërkuar sqarime nga Arben Vishaj lidhur me analizat e kryera pa licencë, personelin e padeklaruar, materialet e skaduara dhe mungesën e kontratës për asgjësimin e mbeturinave mjekësore.

Ai është pyetur edhe nëse e ka paguar gjobën dhe çfarë masash ka ndërmarrë për të rregulluar shkeljet e evidentuara.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, Vishaj dhe përfaqësuesit e laboratorit “Infeksioni” nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Insajderit.

Lexo edhe:

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

BE-ja alarmon për mungesë të progresit në gjyqësor, ministrja Gërvalla relativizon dështimin me arsyetime qesharake

BE-ja alarmon për mungesë të progresit në gjyqësor, ministrja Gërvalla relativizon dështimin me arsyetime qesharake

Kidnapuesi 74-vjeçar ikë nga arresti shtëpiak, zbret me litar nga ballkoni

Kidnapuesi 74-vjeçar ikë nga arresti shtëpiak, zbret me litar nga ballkoni

Si po shkon integrimi i të huajve në Gjermani? Ja çfarë tregojnë shifrat

Si po shkon integrimi i të huajve në Gjermani? Ja çfarë tregojnë shifrat