Presidenca sqaron tenderin për biletat e avionit: Kontrata trevjeçare parasheh vetëm bileta të kategorisë ekonomike

Raportohet se mbi 273 mijë euro janë ndarë për sigurimin e biletave të avionit për nevojat e Presidencës së Kosovës gjatë tri viteve të ardhshme.

Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar për këtë duke thënë se tenderi është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.

Sponsor 3M Express

Në sqarimin e saj, Presidenca bën të ditur se aktiviteti i prokurimit ishte planifikuar paraprakisht dhe ishte përfshirë në Planin Vjetor të Prokurimit të institucionit.

Sipas Presidencës, procedura është zhvilluar përmes tenderit të hapur, me njoftimin e publikuar në platformën e-prokurimi më 27 gusht 2026, ndërsa kriteri i vetëm për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Kontrata është paraparë të zgjasë 36 muaj, përkatësisht tre vjet.

Presidenca ka bërë të ditur se shërbimet e kontraktuara përfshijnë udhëtimet zyrtare të Presidentes dhe Kabinetit të saj, ish-presidentëve të Kosovës dhe stafit të tyre mbështetës, administratës së Presidencës, Këshillit Konsultativ për Komunitete, si dhe trupave të tjerë këshillues, komisioneve dhe ekspertëve të angazhuar për nevoja zyrtare.

Në reagim theksohet se, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve publike, për të gjitha kategoritë e përfshira në kontratë janë paraparë vetëm bileta të klasës ekonomike, pa asnjë përjashtim.

“Një nga përcaktimet kryesore të kësaj kontrate është racionalizimi i shpenzimeve publike. Për këtë arsye, pa asnjë përjashtim, janë paraparë dhe kontraktuar vetëm avio-bileta të kategorisë ekonomike për të gjitha kategoritë e përfshira në kontratë”, thuhet në reagim.

Zyra e Presidentes ka ritheksuar përkushtimin ndaj transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimit të përgjegjshëm të parasë publike.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“A e din kush jemi na?” – Bashkëpunëtori i Zyrës së Avokaturës “Klinaku” Besar Krasniqi dyshohet se sulmoi me shuplakë avokatin Egzon Qovanaj në Prizren

“A e din kush jemi na?” – Bashkëpunëtori i Zyrës së Avokaturës “Klinaku” Besar Krasniqi dyshohet se sulmoi me shuplakë avokatin Egzon Qovanaj në Prizren

MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

Presidenca sqaron tenderin për biletat e avionit: Kontrata trevjeçare parasheh vetëm bileta të kategorisë ekonomike | Momenti