“Hallakamë” në Kuvend: Përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe Hykmete Bajramit

“Hallakamë” në Kuvend: Përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe Hykmete Bajramit

“Hallakamë” në Kuvend: Përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe Hykmete Bajramit

Përplasje të ashpra janë zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë seancës në Kuvend për Raportin e Progresit.

Sponsor 3M Express

Përplasja nisi pas deklaratave të Qorrollit për sundimin e ligjit, për çka Bajrami tha se Qorrolli kishte qenë vazhdimisht pjesë e pushtetit dhe se nuk mund të paraqitej si i shkëputur nga qeveritë e mëhershme.

Kjo nxiti reagimin e Qorrollit, i cili e akuzoi deputeten e LDK-së për pavërtetësi dhe deklarata të pavërteta.

“Zonja Bajrami, me shumë kallauzë dhe shumë të pavërteta po flet gjëra që nuk i besoj as vetë. Kjo është e turpshme për një profesoreshë universiteti, e cila gënjen kaq hapur në institucionin kryesor të kësaj demokracie. Nuk e kuptova prekjen e setrës sonë kur iu referova krahut të djathtë dhe të majtë. Unë tregova për çështje empirike që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Unë, sikurse ti, jam mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës dhe kam mundësi t’iu ofroj shërbimet e mia profesionale cilësdo qeveri që më thërret. Ndërkaq, për herë të parë, në vitin 2023 jam emëruar zëvendësministër i Drejtësisë, e në shkurt të këtij viti jam zgjedhur deputet”, tha ai.

Bajrami e kundërshtoi akuzën se kishte gënjyer dhe më pas ngriti pretendime lidhur me një rast të Qorrollit në Universitetin e Prishtinës.

“Zotëri Qorrolli, asnjëherë në jetë nuk kam gënjyer. Thashë që ke qenë pjesë e qeverive të mëhershme dhe nuk je ulur kurrë as majtas dhe as djathtas. Je ulur në mes, se të ka pëlqyer të jesh me pozitën. Ke qenë pjesë e kabinetit të Hajredin Kuçit. Pikë. Nuk mundesh me demantu dhe ky është sekret publik. Sa i përket Universitetit të Prishtinës, për të folur për atë duhet me tregu se si je zënë në flagrancë me një provim dhe po më vjen keq”, tha ajo.

Në debat ndërhyri edhe deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i cili pretendoi se Bajrami, përmes përplasjes me Qorrollin, po synonte të sulmonte shefen e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe përfaqësuesit e tjerë të kësaj partie.

“Deputetja në fjalë nuk e ka me deputetin tonë Vigan Qorrolli, por përmes tij po ka dëshirë me sulmu shefen e Grupit Parlamentar të LDK-së, pasi ajo ka punuar si shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit të PDK-së. Po ka dëshirë me sulmu rreshtin e parë të LDK-së”, tha ai.

Lexo edhe

“A e din kush jemi na?” – Bashkëpunëtori i Zyrës së Avokaturës “Klinaku” Besar Krasniqi dyshohet se sulmoi me shuplakë avokatin Egzon Qovanaj në Prizren

“A e din kush jemi na?” – Bashkëpunëtori i Zyrës së Avokaturës “Klinaku” Besar Krasniqi dyshohet se sulmoi me shuplakë avokatin Egzon Qovanaj në Prizren

MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

“Hallakamë” në Kuvend: Përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe Hykmete Bajramit | Momenti