“Ky është hiri i njerëzve që do t’i vrisni”, protestuesit sulmojnë komisionerin e BE-së në mes të fjalimit

“Ky është hiri i njerëzve që do t’i vrisni”, protestuesit sulmojnë komisionerin e BE-së në mes të fjalimit

“Ky është hiri i njerëzve që do t’i vrisni”, protestuesit sulmojnë komisionerin e BE-së në mes të fjalimit

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Shëndetësi, Olivér Várhelyi, është vënë në shënjestër të një proteste të pazakontë gjatë Samitit Evropian për Kancerin në Bruksel, pasi dy aktivistë u ngjitën në skenë dhe hodhën drejt tij një substancë të hirtë, që dukej si hi.

Sponsor 3M Express

Incidenti ka nxitur reagimin e ashpër të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ngjarja ndodhi të enjten, në momentin kur Várhelyi po përgatitej të mbante një fjalim mbi përpjekjet e Bashkimit Evropian për luftimin e kancerit.

Sipas pamjeve të publikuara, dy protestues u ngjitën papritur në skenë dhe hodhën drejt komisionerit një substancë pluhurore, në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimeve të propozuara në rregulloret evropiane për pesticidet.

“Ky është hiri i njerëzve që do t’i vrisni me pesticidet”, dëgjohet duke thënë njëri prej protestuesve në video.

Incidenti shkaktoi reagimin e menjëhershëm të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila dënoi veprimin e aktivistëve.

“Një sjellje e tillë është e papranueshme në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Secili është i lirë të shprehë mendimin e tij, përfshirë edhe për politikat e BE-së. Por nuk mund të ketë vend për sulme fizike dhe dhunë”, deklaroi von der Leyen.

Grupi francez i aktivistëve mjedisorë, Les Soulèvements de la Terre, njoftoi përmes një komunikate se protesta ishte organizuar nga katër organizata të ndryshme.

Sipas grupit, katër persona janë arrestuar në lidhje me protestën.

Një demonstratë tjetër u zhvillua edhe jashtë ndërtesës ku mbahej samiti. Sipas aktivistëve, fermerë dhe pacientë të prekur nga kanceri u përpoqën t’u bashkoheshin protestuesve, por u penguan nga policia belge.

Pse po protestojnë aktivistët?

Protesta lidhet me kundërshtimet ndaj ndryshimeve të propozuara nga Komisioni Evropian në legjislacionin që rregullon përdorimin e pesticideve.

Ndryshimet janë pjesë e paketës së njohur si “Omnibus X”, e cila synon thjeshtimin e rregullave ekzistuese dhe reduktimin e barrës administrative për bizneset.

Megjithatë, organizatat mjedisore dhe aktivistët e shëndetit publik paralajmërojnë se disa prej ndryshimeve të propozuara mund të dobësojnë masat mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Fetoshi: Lista që e rrëzoi Vuçiqin në Serbi është veçse një ‘alter ego’ e Listës Serbe

Fetoshi: Lista që e rrëzoi Vuçiqin në Serbi është veçse një ‘alter ego’ e Listës Serbe

Shqiptari nga Belgjika renditet në mesin e 40 më të mirëve në Kampionatin Botëror të Picës

Shqiptari nga Belgjika renditet në mesin e 40 më të mirëve në Kampionatin Botëror të Picës

Paga mesatare neto në muajin shtator ka qenë 49.141 denarë

Paga mesatare neto në muajin shtator ka qenë 49.141 denarë