Ky është hakeri që u ekstradua nga Kosova në SHBA- akuzohet për disa vepra penale

Ky është hakeri që u ekstradua nga Kosova në SHBA- akuzohet për disa vepra penale

Ky është hakeri që u ekstradua nga Kosova në SHBA- akuzohet për disa vepra penale

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

Sponsor 3M Express

Personi i ekstraduar është Hektor Avdyli.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 19 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë amerikane, ndërsa dorëzimi i tij tek autoritetet e SHBA-së është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ai iu dorëzua njësisë amerikane U.S. Marshals, e cila ishte përgjegjëse për marrjen në dorëzim të tij.

Për çka akuzohet Hektor Avdyli

Kërkesa për ekstradim është paraqitur nga autoritetet kompetente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përmes kanaleve diplomatike, përfshirë edhe aktakuzën e datës 07.10.2025, urdhër arrestin e lëshuar nga autoritetet gjyqësore amerikane, deklaratën nën betim të prokurorit federal Benjamin Proctor, si dhe deklaratën nën betim të agjentes speciale të FBI-së Madeline Hoehnen.

Sipas aktakuzës të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Hektor Avdyli akuzohet për kryerjen e veprave penale si “mashtrime përmes komunikimeve elektronike”, “mashtrime me pajisjet e qasjes”, “vjedhja e identitetit në rrethana rënduese”, “hyrja e paautorizuar kompjuterike” në të cilat dyshohet se i njëjti është lidhur me këto veprime përmes transaksionit me Bitcoin, të dhënave të llogarisë Binance të regjistruara në emrin e tij si dhe blerjeve të kontrolluara të dhënave të kartave të kreditit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë