“Ky duhet të jetë fillimi”, Smajlaj voton pro mbështetjes financiare për familjet me autizëm dhe sindromën Down

Aleanca mbështet financiarisht familjet e fëmijëve dhe personave me autizëm dhe sindromën Down, propozohet ndihmë mujore deri në 200 euro

Sponsor 3M Express

Kryetari i Aleancës, dega në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, ka bërë të ditur se Aleanca ka votuar pro propozimit për mbështetje financiare të familjeve të fëmijëve dhe personave me autizëm dhe sindromën Down, duke e cilësuar këtë si një hap drejt një shoqërie më të drejtë dhe solidare.

Sipas propozimit, familjet me të hyra deri në 1,200 euro do të përfitojnë nga 200 euro në muaj, ndërsa ato me të hyra mbi 1,200 euro do të mbështeten me nga 150 euro në muaj.

Smajlaj ka theksuar se, ndonëse këto shuma nuk i mbulojnë plotësisht nevojat dhe shpenzimet reale të familjeve, nisma përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përkujdesjes institucionale.

Ai ka vlerësuar se këto familje kanë nevojë për politika të qëndrueshme, mbështetje konkrete dhe shërbime që u garantojnë një jetë më dinjitoze.

“Ky duhet të jetë fillimi i një angazhimi më të madh institucional dhe jo kufiri i mbështetjes sonë.

Në çështje të tilla, politika duhet të jetë mbi dallimet partiake dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Smajlaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

Këngëtarja Donna Dafi tërheq vëmendjen e mediave amerikane me “Enemy”

Këngëtarja Donna Dafi tërheq vëmendjen e mediave amerikane me “Enemy”

Barcelona dhe Real Madridi nisin kontaktet për Haalandin, synojnë transferimin e norvegjezit në vitin 2027

Barcelona dhe Real Madridi nisin kontaktet për Haalandin, synojnë transferimin e norvegjezit në vitin 2027