Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar të enjten dy rezoluta të propozuara në kuadër të diskutimeve për gjendjen në shëndetësi dhe atë në sektorin e energjisë elektrike.

E para ishte rezoluta që buronte nga interpelanca e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, e mbajtur ditë më parë, e thirrur pas vdekjes së një pacienteje me kancer, së cilës i kishte munguar njëri nga barnat e terapisë.
Për këtë rezolutë votuan 27 deputetë, ndërsa 49 të tjerë ishin kundër, duke bërë që ajo të mos kalonte.
Po ashtu, deputetët nuk e miratuan as rezolutën që doli nga mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike.
Në votimin për këtë rezolutë, 27 deputetë votuan pro, ndërsa 51 kundër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





