Kuvendi miraton formimin e komisionit Ad-Hoc për bordin e RTK-së

Kuvendi miraton formimin e komisionit Ad-Hoc për bordin e RTK-së

Kuvendi miraton formimin e komisionit Ad-Hoc për bordin e RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), me qëllim të përfaqësimit të komuniteteve të ndryshme në këtë institucion publik.

Propozimi për formimin e këtij komisioni mori mbështetjen e 80 deputetëve, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. Me këtë vendim, Kuvendi i Kosovës i hap rrugë nisjes së procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit të RTK-së.

Sponsor 3M Express

Sipas vendimit të miratuar, Komisioni Ad-Hoc do të jetë përgjegjës për procesin e përzgjedhjes së dy anëtarëve shqiptarë, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet jo shumicë.

Formimi i këtij komisioni përbën një hap drejt vazhdimit të procedurave institucionale për plotësimin e përbërjes së Bordit të RTK-së, duke synuar përfaqësimin e komuniteteve në përputhje me ndarjen e përcaktuar.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Shiu, si burim i humbur”: Si po e thellon mungesa e menaxhimit të ujërave nga reshjet në Kosovë krizën e ujit dhe dëmtimin e biodiversitetit të ujërave të ëmbla

“Shiu, si burim i humbur”: Si po e thellon mungesa e menaxhimit të ujërave nga reshjet në Kosovë krizën e ujit dhe dëmtimin e biodiversitetit të ujërave të ëmbla

Nico Paz e turpëron sërish Real Madridin, Florentino Perez mund të pendohet për largimin e tij

Nico Paz e turpëron sërish Real Madridin, Florentino Perez mund të pendohet për largimin e tij

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson