Nënkryetari i Kryeqytetit, Florian Dushi, ka bërë të ditur se është miratuar nga Kuvendi i Prishtinës vendimi për mbështetjen e fëmijëve dhe të rriturve me autizëm dhe sindromën Down, si dhe të familjeve të tyre.

Përmes një reagimi, Dushi e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm, duke theksuar se rëndësia e tij shkon përtej mbështetjes financiare dhe përçon një mesazh solidariteti, barazie dhe përfshirjeje.
Ai ka thënë se çdo individ dhe familje duhet të kenë vend të barabartë në shoqëri, ndërsa ka theksuar se Prishtina duhet të krijojë më shumë mundësi dhe të mos lërë askënd pas.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





