Prokuroria në Prizren dhe Policia diskutojnë luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prokuroria në Prizren dhe Policia diskutojnë luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prokuroria në Prizren dhe Policia diskutojnë luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim shefin e Sektorit të Njësive Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Azem Krasniqi.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të PTh-së së Prizrenit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

“Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të krimeve ekonomike, luftimit të korrupsionit, identifikimit dhe hetimit të veprave penale që cenojnë integritetin institucional dhe interesin publik, si dhe nevojës për koordinim më të ngushtë ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës”.

“Në këtë kontekst, u diskutua edhe për trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me sektorin e ndërtimit, në veçanti me lejet e ndërtimit të objekteve banesore, duke përfshirë aspektet që mund të përbëjnë shkelje ligjore dhe elemente të veprave penale, si dhe rëndësinë e identifikimit dhe adresimit me kohë të rasteve të tilla”, thuhet në njoftim.

Në takim thuhet se u diskutuan edhe sfidat me të cilat përballen institucionet gjatë hetimit dhe ndjekjes penale, duke u vënë theksi në nevojën për kapacitete të specializuara profesionale dhe teknike.

Lexo edhe

Max Amini mbërrin në Shqipëri, komediani vlerëson shqiptarët: Keni një energji të mahnitshme

Max Amini mbërrin në Shqipëri, komediani vlerëson shqiptarët: Keni një energji të mahnitshme

Haxhiu takohet me përfaqësueset e strehimoreve, diskutojnë për financimin e tyre

Haxhiu takohet me përfaqësueset e strehimoreve, diskutojnë për financimin e tyre

Man Utd aktivizon klauzolën sekrete në kontratën e Bruno Fernandes

Man Utd aktivizon klauzolën sekrete në kontratën e Bruno Fernandes